E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesi plagoset me thike arrestohet i dyshuari

I kerkoi te afermeve te nxenesve qe femijet te mos mungonin ne shkolle


Plagoset nje mesues ne fshatin Halil te Krujes nderkohe qe ne pranga ka perfunduar nje 29-vjecar i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative. Ngjarja ka ndodhur rreth nje jave me pare ndersa protagoniste ka qene mesuesi R.Daja i shkolles 9-vjecare te Fushe-Krujes si dhe 29-vjecari L.Loci nga Kruja.


Mesuesi behet e ditur se tashme ka dale nga gjendja e rrezikut nderkohe qe vetem dje eshte bere e mundur prangosja e autorit te ngjarjes.
Konflikti mesohet te kete nisur per motive banale.


Te aferm te 29-vjecarit nxenes te mesuesit R.Daja kane qene problematike ne shkolla me mungesat e tyre. Si rrjedhoje nga ana e mesuesit eshte kerkuar qe femijet te ishin me te rregullit ne ardhjen ne mesim dhe per nje gje te tille ai ka kembengulur.


Duket se kjo nderhyrje e mesuesit ka qene e papelqyer per 29-vjecarin Loci i cili ne perplasjen me mesuesin ka kerkuar qe te afermit e vet te perjashtohen nga ky rregull. Si rrjedhoje pas fjaleve dhe mosmarreveshjeve ai ka goditur me thike mesuesin R.Daja. burimet nga policia bejne te ditur se dy personat jane perleshur njeri me tjetrin dhe Loci e ka goditur disa here me thike mesuesin i cili ka perfunduar ne spital ne gjendje te rende. Ndersa autori eshte larguar nga vendngjarja.


Burimet nga spitali bene te ditur se mesuesi Daja ka qendruar per disa dite nen kujdesin e mjekeve duke perballuar nje gjendje te rende shendetesore nderkohe qe plaget kane qene te shumta. Aq me teper ngjarja eshte zhvilluar pikerisht ne ambientet e shkolles. Arrestimi i Locit eshte bere po ne fshatin Halil te Krujes.


Akuza e ngritur ndaj autorit te krimit eshte vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative. Dhuna ndaj mesuesve nuk eshte e panjohur. Shpeshhere ata behen viktima pikerisht per shkak te notave apo mostolerimeve qe bejne perkundrejt sjelljes se nxenesve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›