E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinika qe nuk funksionoi kurre

SHKODR/ Ne lagjen Bahcallek dikush ka hedhur para per te bere nje ndertim sdihet se cfare


Banoret thone se u cilesua si qender shendetesore por aty su sollen kurre pajisje apo mjek per te punuar


SHKODR - Prej rreth tre vjetesh nje objekt i ndodhur ne lagjen Bahcallek ne qytetin e Shkodres dhe i destinuar per qender shendetesore te pakten sipas banoreve vijon te qendroje bosh.


Nderkohe te gjithe banoret e kesaj lagjeje te vjeter te qytetit i drejtohen qendrave te tjera shendetesore ku me e aferta eshte rreth 3 kilometra larg. Godina e ndertuar tashme ka filluar edhe te kaloje ne degradim per arsyen e thjeshte se mobilimi i saj nuk u be kurre.
Vete banoret e cilesojne si nje premtim elektoral objektin e ndertuar per faktin se edhe per nje vizite te thjeshte ata duhet te shkojne goxha larg.


Detyrohemi te shkojme ne poliklinike edhe per te matur nje tension gjaku pasi qendra shendetesore ne lagje nuk funksionon. U ndertua e re para me shume se dy vitesh dhe u gezuam pasi ketu jemi mjaft banore dhe kemi nevoje. Por ajo nuk funksionoi asnje dite.


As nuk sollen pajisje dhe as personel -shprehen banoret e Bahcallekut. Ato shtojne se aktualisht gjysma e objektit eshte shkaterruar kane thyer e vjedhur dyer e dritare dhe shkaku pse ajo nuk funksionoi eshte pasi nuk sollen as ndihmesmjek dhe as infermier per te sherbyer.


Mungesa e personelit mjekesor ka bere qe ajo te mos funksionoje dhe tashme te degradoje-shprehen me keqardhje banoret e Bahcallekut.


Problemi


Por problemi nuk qendron vetem tek mosfunksionimi. Ne Drejtorine Rajonale te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor drejtuesi i saj Millan Janku pohon se per kete qender shendetesore nuk ka pasur ndonje kerkese per pajisje me personel. Institucioni yne ben emerimin e personelit por ky objekt nuk eshte marre ne dorezim as nga pushteti vendor dhe as nga Drejtoria e Shendetit Publik.


Duke mos u pajisur me asnje orendi e pajisje detyrim ky i institucioneve te mesiperme ne nuk kemi pasur si te dergojme personel atje pasi as nuk ka pasur nje kerkese te tille. Kjo lagje mbulohet me sherbim nga qendra shendetesore ne lagjen Tophane.


As ne Drejtorine e Shendetit Publik nuk ka informacion per kete objekt te ndertuar e deklaruar per qender shendetesore. Edhe banoret e Bahcallekut pohojne se ndertimi i bere ne oborrin e shkolles 9-vjecare brenda rrethimit te saj asnjehere nuk ka njohur as perurim as pajisje e orendi vetem eshte thene se eshte qender shendetesore.


Askush nuk ka hyre ne te dhe tani ajo shihet ku ka perfunduar. Kur u ndertua u tha se ishin donatore te huaj qe kishin dhene financim dhe me ndermjetesine e ish-deputetit te zones dhe pastaj nuk u duk askush. Nuk e dime se kush i dha vertete parate por ajo qe dime eshte qe ky ndertim nuk sherbeu asnje minute si qender shendetesore. Nuk u soll as nje tavoline apo karrige si dhe asnje personel .


Duket se ishte mashtrim elektoral edhe pse nuk ishte fushata por ca kohe para saj-shprehen banoret e Bahcallekut. Me tej ata tregojne se deri ne vitin 1996 ketu ka pasur nje ambulance me nje dhome dhe nje infermiere. Me 1997-n u shkaterrua gjithcka dhe me pas u mesua se kjo ambulance nuk do te funksiononte me.


1300 banoret e lagjes shprehen se qendra shendetesore me e afert ajo qe dhe e mbulon sot kete zone eshte larg por ata jane te detyruar te shkojne atje apo ne institucionet e tjera te sherbimit shendetesor ne Shkoder kur eshte e nevojshme.


Apeli i tyre i drejtohet institucioneve perkatese te shtetit per ta risjelle ne gjendjen e meparshme kete objekt dhe per ta pajisur me personel shendetesor qe tu sherbeje.


Ndertimi aty eshte. Shteti ta riparoje te sjelle mjetet dhe personelin dhe ne te na afrohet nje sherbim i tille shume i nevojshem-shprehen banoret.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›