E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesit në janar regjistrime për praktikën profesionale

Të emërohesh mësues tashmë duhet më shumë kohë dhe përgatitje. Përpara se të nisin punën si mësimdhënës, të rinjtë e diplomuar do të kalojnë një sitë përzgjedhje. Janari është koha kur të diplomarit për mësuesi duhet të regjistrohen për të nisur praktikën profesionale.

Ajo do të zgjasë 1 vit dhe është një detyrim për këtë kategori përpara se ata të emërohen në detyrë. Autoritet e ministrisë së arsimit sqarojnë procedurat dhe mënyrën se si do të kryhet kjo praktikë 1-vjeçare.
 

Dorina Rrapti, shefe e sektorit të arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit thotë se nuk do të futen në praktikë të diplomuarit pa master. Vetëm pasi të kenë mbyllur praktikën, kandidatët do të japin provimin e shtetit.
 

Praktika profesionale do të kryhet në shkollat përkatëse dhe në anën tjetër këta të rinj do të jenë në mbikqyrje të mësuesve më të aftë. Qëllimi sipas autoriteve të arsimit është të rritet cilësia e mësimdhënies jo vetëm në vitet e studimit por edhe në praktikën e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›