Njësia 5 në Tiranë, nevojë për çerdhe dhe kopshte

Zona më e populluar e Tiranës që administriohet nga njësia vendore numër 5 ka numrin më të vogël te institucioneve publike te edukimit dhe arsimit.
Për një popullësi prej 100.000 banorë, janë në disopozicion vetëm 2 cerdhe, 7 kopshte dhe 2 shkolla të mesme. Jeta Sitaj, kryetarja e minibashkisë nr 5 thotë se projektet e kësaj njësie janë paraqitur në këshillin bashkiak.
Lagjia e cila vuan më shumë nga mungesa e kopshteve dhe e çerdheve publike është Komuna e Parisit ku Sitaj thotë se banorët shohen dita ditës, familjet në këtë zonë janë kryesisht të reja dhe kërkesat për femijët e tyre janë në rritje.