Mesuesit protesta para Kryeministrise
Nderprerja e kontratave mes mesuesve te dispozicionit dhe Drejtorise Arsimore te Tiranes gjate ketyre dy javeve ka krijuar debate diskutime rremuje e protesta. Ne fillim te vitit shkollor ministri i Arsimit leshoi nje urdher per mbylljen e departamentit te dispozicionit. Pas protestes para Ministrise se Arsimit dhe drejtorise arsimore mesuesit e dispozicionit kane ankimuar vendimin e drejtorise arsimore dhe Ministrise se Arsimit per largimin e tyre nga puna nepermjet rruges se protestes. Por kete here arsimtaret jane rreshtuar para dyerve te Kryeministrise. Mesuesit zevendesues sic njihen ndryshe nga nxenesit ne fillim te vitit te ri shkollor u njoftuan se nuk do te kene me rinovim te kontrates se punes. Sipas mesuesve Ministria e Arsimit kerkoi qe per kete vit te kishte shkrirje te departamentit te dispozicionit. Me pas drejtoria arsimore ishte ekzekutuese e udhezimit. Te mbetur pa pune mesuesit ne dispozicion kane vijuar dje protesten ndaj urdhrit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences sipas te cilit nderpriten kontratat e perkohshme mes tyre dhe ministrise. Protesta e mesuesve eshte zhvendosur dje paradite para godines se Kryeministrise. Ata i ben apel qeverise per zgjidhjen e kerkesave.
Pas nje proteste prej dy javesh ne drejtorine arsimore dhe ne Ministrine e Arsimit i jemi drejtuar Kryeministrise. Kemi marre informacione nga te gjitha shkollat e Tiranes se ne shume shkolla nxenesit nuk po zhvillojne mesim pasi jane pa mesuesit e tyre perkates deklaruan dje mesuesit protestues. Arsimtareve te larguar nga puna dje u eshte komunikuar nga drejtoria arsimore se departamenti i dispozicionit do te rifilloje punen duke nisur nga sot.