ikagoja
Ne qytetin ku ne dimer fryn nje ere qe te pret fytyren perandori i fundit i Daley-ve i dinastise irlandeze e cila qe prej 60 vitesh ka mbreteruar ne kete qytet eshte larguar nga skena e pushtetit. Mbiemri i Daley qe u ka futur dritherimat shume politikaneve te se shkuares dhe te se tashmes duke filluar nga Kenedi e deri tek Obama dhe qe ne brigjet e liqenit Micigan ndertoi metropolin me te madh te veriut te Amerikes do te mbetet perjetesisht ne librin e historise por vecanerisht te historise amerikane.
Saga e tyre familjare qe nis me zbarkimin e te parit te Daley-ve ne brigjet e kontinentit te ri ne fund te viteve lsquo800. Ne ate kohe themeluesi i dinastise zbarkoi se bashku me te shoqen per tu marre me ndertime ndersa ajo merrej me mbareshtimin e derrave. Dhe qe nga ai moment i pare qe keta irlandeze te mrekullueshem vune kemben ne Amerike nisi nje histori e denje per nje roman nga ata te Joyce. Por eshte nje roman i shkruar edhe me shume sakrifica e dhimbje me gjakun e lufterave mafioze ne vitet e Al Kapones dhe Sam Giancana nje nga kumbaret e Presidentit Kenedi dhe i ngarkuari i Shtepise se Bardhe per te vrare Fidel Kastron me tymin e gazit lotsjelles te cilin policia e perdori per te shperndare demonstratat e vitit 1968 dhe te boseve te cigareve qe kontrollonin makinen me te pagabueshme e fitimtare zgjedhore te kombit Daley Machine.
Dhe mbi gjithcka qendron zgjedhja e nje Presidenti Kenedit qe erdhi ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1960 i cili fillimisht nuk kishte shanse per te fituar por nje dite pas votes u gdhi me fitore. Largimi i te fundmit te Daley-ve Richard Michael biri i Richard Joseph qe ishte kryebashkiak i Cikagos qe nga viti 1955 e deri ne vitin 1976 ishte nje veprim i papritur sepse pavaresisht parashikimeve aspak te mira zgjedhore per Partine Demokratike ne zgjedhjet e nentorit per te rizgjedhja e shtate rresht qe nga viti 1989 ishte krejtesisht e sigurt. Dhe ata qe analizuan largimin e tij kane renditur nje sere arsyesh duke filluar nga deshira per ti qene prane gruas se semure te frika se ndoshta tashme 70-vjecar edhe ai duhet qe te mendonte me shume per shendetin ne menyre qe te mos pesonte te njejtin fat si i ati qe vdiq nga nje infarkt e deri te pamundesia per te kontrolluar gjithcka fije e per pe ne makinen e madhe te pushtetit. Keto dhe arsye te tjera ndoshta te panjohura e bene qe te largohej njehere e pergjithmone nga pallati perandorak. Dhe jo se Baby Daley i biri i tij eshte me pak popullor. Ne fakt makina e pushtetit te tyre eshte ende shume e forte dhe funksionon per mrekulli. Eumlshte e njejta makine qe prej dhjetevjecaresh kontrollon gjithe qytetin pushtetin dhe energjia e se ciles misherohen te Sear Tower qe per shume kohe ishte kulla me e larte ne bote qe ndodhet ne zemer te Cikagos. Pikerisht per ndertimin e kesaj kulle u thirren arkitektet dhe inxhinieret me te mire te te gjithe botes. Dhe nuk behet fjale vetem per kullen por per te gjithe Cikagon. Dhe ne fakt Cikago eshte nje qytet me mireqenie dhe prosperitet. Qe nga Daley Machine qe plaku e vuri ne levizje per te sjelle Kenedin ne pushtet ne nentor te vitit 1960 e deri tek Obama irlandezet kane qene te suksesshem. Sa per Obamen edhe ai eshte nje djale qe i perket ketij qyteti. Ai u rrit ne lagjet e tij dhe para se te dergohej ne Uashington si senator beri karriere pikerisht ne Cikago. Madje i ndier ne borxh ndaj ketij qyteti Presidenti e zgjodhi edhe per te mbajtur fjalimin e fitores nentorin e dy viteve me pare. Ishte nje zgjedhje qe u ra ne sy shume vetave dhe u kuptua se Obama e beri ne shenje mirenjohjeje ndaj nje qyteti dhe rrethi njerezish qe e kishin mbeshtetur shume qe ne fillim.
Por ne fakt Cikagoja ka qene njeherazi edhe nje qytet i perfolur per pune jo shume te pastra. Ne kete rast mund te permendim edhe skandalin e fundit qe perfshiu nje person shume te fuqishem te Cikagos serbin Bllagojevic qe u akuzua per tentativen e shitjes se postit te mbetur bosh te senatorit Obama. Cikagoja eshte nje qytet buze liqenit qe ndryshe nga qytete te tjera me kete pozite dhe vendndodhje gjeografike si Cleveland Detroit e te tjera u rrit dhe u zhvillua nen vezhgimin dhe bekimin e Daley-ve. Asnje beteje apo stuhi sado e forte dhe e madhe nuk ka mundur qe te mposhte dinastine e famshme madje as ajo e vitit 1968 e Konventes Demokratike qe solli shume trazira edhe ne rruge dhe perfundoi me gjakosje te policeve.
Kur Konventa Demokrate emeroi McGovern si njeriun qe do te ishte kunder njeriut te zgjedhur nga Daley Hubert Humphrey dhe kjo pas tradhtise se nje bosi demokrat hebre krybeshkiaku u pa te mermeriste i nxehur Ky dreq cifuti ma futi. Por politika eshte edhe ironi dhe si per ironi te fatit postin e kryebashkiakut ka shume mundesi qe ta marre tani pikerisht nje hebre shefi i stafit te Shtepise se Bardhe Rahm Emanuel djale nga Cikagoja. Cikagoja eshte nje qytet me shume kontradikta. Ajo Cikago qe perzuri dikur Martin Luther King eshte qyteti qe i solli vendit Presidentin e pare me ngjyre ne historine e Amerikes. Cikagoja qe i urrente hebrenjte ka gjasa qe te kete nje kryebashkiak hebre edhe ai prodhim i makines politike te qytetit. Sepse ne fund te fundit makinistet edhe mund te ndryshojne por makina vete mbetet hellip