E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Fierit me linje te dyte energjie elektrike

Mungesat e energjise rrezikuan sallen e kirurgjise dhe maternitetin

Gjate javes se kaluar Fieri vuajti nje mungese te gjate energjie. Nga kjo mungese energjie nuk shpetoi as grupi spitalor dhe aq me teper spitali rajonal dhe materniteti.

Kufizimi i energjise preku spitalin si pasoje e mosfunksionimit te linjes rezerve qe ekziston me kete institucion te rendesishem.

Drejtoresha e grupit spitalor Fier Donika Alushani eshte shprehur se prej disa kohesh spitalit nuk i ka funksionuar linja rezerve dhe nisur nga kufizimet e javes se shkuar u moren masa per rivenien e linjes rezerve. Mesohet se drejtoria e spitalit rajonal kishte kerkuar disa here edhe ne rruge institucionale prej filialit te OSSH-se se Fierit rivendosjen e linjes rezerve. Sipas Alushanit mesohet se gjate diteve me energji te kufizuar eshte perdorur nje gjenerator i cili nuk arrinte te permbushte nevojat e maternitetit si dhe te salles se operacioneve.

Nderkohe qe ne spitalin e femijeve ne Punktin e gjakut si edhe ne pjesen me te madhe te grupit spitalor ka qene nje terr total.

Furnizimi me energji si per qytetin edhe per institucione te rendesise se vecante ka njohur mjaft probleme ne Fier.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›