Rinia e munguar e nenave pasojat tronditese te bijat
Vajza ime do te beje cfare te deshiroje me rinine e saj. Keshtu shprehet nje nene ndersa flitet per edukimin dhe per shtrengimin qe duhet apo nuk duhet ti beje vajzes se saj pesembedhjetevjecare. Natyrisht qe deshira e cdo prindi eshte qe ti siguroje femijes se tij nje jetese sa me te mire sa me komode pa probleme pa halle e pa shtrengime. Por ku qendron kufiri i shtrengimit qe nje prind duhet ti beje femijes se tij Me shume akoma ku qendron kufiri i lirive qe nje nene duhet ti jape nje vajze pesembedhjetevjecare e cila nuk e di ende cfare ka pertej mureve te shtepise A nuk ndodh shpesh qe liria e tepert ne vend te krijoje nje jete te gezuar sjell pasoja negative Te gjitha keto pyetje lindin teksa shohim nje model te viteve te fundit qe tashme po behet fenomen. Nenat te cilat ne te shkuaren kane pasur nje rini te munguar per shkak te sistemit social te para viteve nentedhjete kerkojne te shohin te bijat e tyre te jetojne jeten qe ato nuk e kane gezuar dikur. Keshtu u lejojne dhe u tolerojne gjithcka madje duke kapercyer fazat e nje adoleshence normale shohim vajza te reja pesembedhjetevjecare qe vishen grimohen lyejne floket sikur te ishin pesedhjetevjecare duke harruar qe ne ate moshe ato nuk kane nevoje per shtesa e per trukime sepse bukuria e tyre eshte kaq origjinale dhe tejet e vleresuar. Padyshim qe te gjitha vajzat gjate adoleshences kerkojne te jene e te duken me te rritura por eshte detyre e nenave ti shtrengojne nga pak e ti sjellin me kembe ne toke duke u shpjeguar se e ardhmja do te vije dhe kane per ta shijuar por e tashmja jo sepse ne moshen pesembedhjete apo tetembedhjetevjecare mendja dhe trupi i tyre duhet te ushqehen me ndjesi dhe emocione te pastra ushqim i cili kryesisht duhet te jete dije arsim e padyshim argetim rinor. Shume shpesh shohim teksa shetisin ne mes te dites nene e bij me nje kundershti te madhe mes tyre nena dyzete apo pesedhjetevjecare me nje fustan te thjeshte me jake normale dhe po me gjatesi normale ndersa bija ndane saj ecen duke e pare te emen nga lart me nje pale taka te stergjata me nje minifund dhe nje dekolte tunduese qe te detyron te kthesh koken qofsh femer apo mashkull me nje tualet te ndezur dhe kercites qe te detyron padashur te ngulesh shikimin. E pikerisht ndoshta shikimet e njerezve i duken si korrje suksesi ciftit nene-bije. Ndoshta ato per ate kane dale. Pa arritur te kuptojne se keto shikime ne pjesen me te medha te rasteve shprehin habi te tjere percmim e ndoshta edhe ata meshkuj qe kenaqen nga pamja nen ze peshperitin te tjera fjale aspak te denja per veshet e femrave. E pikerisht te meshkujt perseritet gabimi tjeter i ketyre nenave te cilat u keshillojne vajzave te mos shoqerohen me djem moshatare por vetem me te rritur e te kamur sepse vetem ata mund tu sigurojne nje jetese te mire. Keshtu keto nena behen deshmitare teksa vajzat ne vend qe te shijojne terheqjet dashurore te moshes kaperthehen ne histori dashurie e seksi te cilat ne me te shumten e rasteve perfundojne perpara se te kene filluar dhe jo rralle ne menyre dramatike. Dhe nena qendron ne dritare duke veshtruar pa kuptuar se eshte gabim te lejosh nje vajze adoleshente te shoqerohet me nje mashkull te rritur i cili vjen dhe e merr me makine poshte shtepise e shpie per darke ne nje restorant luksoz dhe e sjell ne shtepi pas mesnates dhe pas shetitjes qe mund ti kete bere ne ndonje hotel te qytetit. Nena ndoshta sheh e lumtur teksa bija po jeton mungesat e saj dhe madje shpesh edhe duke u mburrur mes komshieve duke thene se e bija i rrefen gjithcka. Por keto nena harrojne se me duart e tyre po u heqin bijave te drejten per te jetuar rinine te drejten per te jetuar jeten e tyre me gjithe bukurite dhe problemet e moshes. Por jo vetem kaq keto nena pa e kuptuar po i shpien vajzat drejt nje menyre jetese qe shpesh rezulton e gabuar. Rinia e munguar ne te shkuaren ua ka mbyllur syte e logjikes shume femrave duke bere qe bijave tu japin rruget sic thote nje shprehje e popullit e ne vend qe te shijojne jeten te kalojne nga njera dore mashkullore ne tjetren duke humbur logjiken e jeteses pa provuar kurre ndjesine e dashurise se paster. Ndoshta eshte vone dhe nuk mund te behet me asgje por si fillim keto nena duhet te kuptojne se mungesat e jeteses ne te shkuaren nuk mund te rikuperohen duke i riprodhuar keto mungesa te jeta e bijave. Po keshtu keto nena duhet te kapercejne egoizmin e tyre dhe te mendojne me thelle per bijat duke i lejuar te jetojne duke i lejuar edhe te gabojne ne zgjedhjet e perditshme. Por do te jene zgjedhje te gabuara brenda nje rrethi normal brenda nje faze normale te rritjes se tyre. Nuk ka krim me te madh se te perballesh nje vajze te re adoleshente me probleme dhe zgjedhje te rriturish. Nuk ka vjedhje me te madhe se ti rrembesh nje vajze te re deshirat feminore rinore duke i zevendesuar ato me epshe te munguara. Padyshim qe kushdo do te me pergjigjet se nje nene nuk i mungon kurre dashuria per bijen e vet dhe kerkon gjithmone me te miren per te. Kjo eshte e vertete por derisa te kemi nena egoiste dhe te paafta per te shtruar rruge te drejta per bijat e tyre ndoshta do te na duhet ende te flasim per kete teme.