E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mesuesit, shperblimet sipas preferencave"

Luljeta Ndoka
"Shperblimi sipas performances se mesuesve eshte ndare ne menyre te padrejte". Reagimi vjen nga kryetari i Sindikates se Arsimit dhe Shkences, Xhaferr Dobrusha, i cili pretendon se Ministria e Financave ka shkelur kontratat kolektive te punes me mesuesit. Sipas tij, kontrata parashikon se ne rastet e vleresimit te mesuesve per efekt shperblimesh duhet te marrin pjese edhe perfaqesuesit e sindikatave, ne menyre qe gjithcka te jete transparente. Por, fatkeqesisht, sipas tij, nje gje e tille nuk ka ndodhur, gje qe ka cuar ne nje vleresim subjektiv. Ky i fundit sjell si pasoje faktin qe shume mesues te zote mund te mos kene marre shperblimin ne baze performance qe eshte e barabarte me nje rroge mujore.
Vleresimi i nivelit te mesuesve me subjektivizem eshte shqetesimi kryesor qe ka per momentin Sindikata e Arsimit dhe e Shkences. Kjo per shkak se ekziston rreziku qe te jene shperblyer me nje rroge mesues qe nuk kane qene ne nivelin e duhur dhe anasjelltas. "Ne, normalisht, nuk jemi dakord me udhezimin e Ministrise se Financave, sepse bie ne kundershtim me kontratat kolektive te punes", deklaroi dje kreu i kesaj sindikate, Xhaferr Dobrusha. Ky i fundit sqaron se, sipas kontrates, Ministria e Arsimit eshte e detyruar qe ne bashkepunim me seksionet sindikale, ne baze te kritereve qe ka kontrata, shpall mesuesit me te dalluar te vitit. Por, sipas Dobrushes, nje gje e tille nuk ka ndodhur. "Drejtorite e shkollave i kane shpallur vete mesuesit me te mire. Imagjinoni qe per shembull nje drejtor, qe ka vetem nje vit qe mban kete post, te vleresoje se cilet jane me te miret", thote Dobrusha. Per kete shkak, sipas tij, kontratat kolektive te punes parashikojne vleresimin nga dy pale: Nga perfaqesuesit e Ministrise se Arsimit dhe nga sindikalistet, qe mbrojne te drejtat e mesuesve ne kete rast.
Duke qene se asgje nuk eshte zbatuar ne perputhje me kontratat, atehere Dobrusha thote se eshte lene shteg per abuzime te medha. "Eshte vene ne dyshim te madh menyra se si eshte bere vleresimi, duke pasur parasysh se nuk ka pasur fare transparence", thote kreu i Sindikates se Arsimit. Sipas tij, mesuesit duhen perzgjedhur me kujdesin me te madh, ne menyre qe te mos i hyhet ne hak asnje arsimtari. "Ministria e Financave nuk mund t'u kundervihet kritereve qe jane vendosur me ane te kontratave, duke nxjerre nje udhezim qe i kundershton ato kontrata", thote Dobrusha. Ai shprehet se, nese shperblehen ata qe s'e meritojne, ky eshte problemi i Financave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›