E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tempulli i ri" i Ministrise se Kultures

Nje "tempull i ri" per kupolen e kultures! Prej pasdites se djeshme, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka nje adrese te re. Por ne nje godine te vjeter te kultures ama. Ish-godina e Lidhjes se Shkrimtareve, ne 100 dite u transformua pas rikonstruksionit, duke u shnderruar ne ministri ne saje te financimit prej 60 milione lekesh. E ne ceremoni pershendeti kryeministri Sali Berisha, ministra, deputete e personalitete te ftuar. Jane mure te hedhura kahere, qe ne vitin 1932, ato te godines qe edhe pse tani ministri, me gjase te gjithe do i therrasin "Godina e Lidhjes se Shkrimtareve". Dhe mban firmen e arkitektit Dhimiter Dhespoti, inxhinier i xhenios, ne ushtrine shqiptare te kohes se Zogut. E per nje kohe te gjate ka sherbyer si strehe per ushtaraket, ne kohen e Zogut dhe pas clirimit. Prej viteve '70-te, u shnderrua ne nje godine ne funksion te Lidhjes se Shkrimtareve dhe te Artisteve te Shqiperise. dhe sot, Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.
Godina perbehet nga :
1. Salle ne formen e nje ekspozite-galerie, qe ka marre emrin e piktorit te madh Ibrahim Kodra.
2. Salle dedikuar artisteve per biseda, refleksione, debate dhe shkembim eksperiencash mes tyre. Kjo salle do te mbaje me emrin e kengetares Tefta Tashko Koco.
3. Tarraca 1 pagezuar "Vellezerit Lymier"
4. Tarraca 2, mban emrin e shkrimtarit te madh, Gjergj Fishta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›