Berisha: Dita e Kurban-Bajramit i gjen shqiptarët më të zhvilluar dhe më afër familjes evropiane
Kryeministri Sali Berisha ka uruar dje të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha vizitoi dje në mesditë selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga kryetari i këtij Komuniteti Haxhi Selim Muça. Duke i përcjellë të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë urimet më të përzemërta, Kryeministri u shpreh se kjo Ditë i gjen shqiptarët më të zhvilluar dhe më pranë familjes europiane. Gjatë urimit të tij kreu i qeverisë shprehu se