Mesyn naten droga nga Lazarati kater ne pranga

Policia beri te ditur se nje prej operacioneve u zhvillua mbremjen e se premtes ku sekuestroi 10 kg lende narkotike qe do te trafikohej ne Maqedoni. Per pasoje u arrestua shtetasi maqedonas me kombesi shqiptare Husamedin Shahini banues ne Shkup si dhe Alsid Cani nga Gjirokastra per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Ata po udhetonin ne drejtim te Tepelenes me nje furgon me targe maqedonase SK 339PT. Blute kishin marre informacione ne rruge operative per trafikun ndaj zhvilluan operacionin e koduar destinacioni i larget duke ndaluar mjetin per kontroll. Sipas policise droga eshte siguruar ne Lazarat tek nje person ende i paidentifikuar. Pasi u ndaluan mjeti bashke me dy personat qe gjendeshin ne te u shoqeruan ne polici per kontroll te imtesishem. Pas kontrollit u zbulua sasia e lendes qe ishte fshehur ne gomen rezerve dhe ne nje nga gomat e pasme te furgonit. Policia beri te ditur se droga ndodhej ne 8 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter ngjitese plasmasi ngjyre kafe. Blute arrestuan ne flagrance Shahinin dhe Canin perkatesisht 35 dhe 20 vjec si dhe sekuestruan lenden narkotike. Sipas burimeve dy te arrestuarit nuk kane pranuar te kene pasur dijeni per drogen ne mjetin e tyre. Pak ore me pas mengjesin e djeshem policia e Gjirokastres kreu nje tjeter operacion duke sekuestruar 40 kg kanabis e cila dyshohet se ishte porositur po ne Lazarat dhe kishte destinacion Italine. Sokrat Ymeraj 32 vjec dhe Henri Xhaferraj 23 vjec te dy nga Fieri u arrestuan per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Burimet te policise bene te ditur se droga u zbulua ne bagazhin e mjetit Benz me targa FR 7006 C. Blute kishin siguruar te dhena per levizjen e droges ndaj organizuan operacionin ne aksin Gjirokaster-Tepelene. Rreth ores 0600 mjeti u ndalua nga forca te shumta te policise se Gjirokastres Tepelenes dhe nje grup i FNSH-se. Malli narkotik i gjendur ne bagazh ndodhej ne brendesi te nje cante te madhe shpine. Plot 30 pako te mbeshtjella me leter ngjitese ngjyre kafe te mbushura me marijuane me peshe te ndryshme ka qene gjithcka e gjetur nga uniformat blu. Pesha totale e droges ishte 40 kg. Sipas policise Xhaferraj kishte qene i denuar ne Greqi me pare me 3.5 vjet burg per te njejten veper penale ndersa Ymeraj rezultoi i denuar me pare per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje.
GJIROKASTER/ PIRO NASE