Sekuestro dosjes Tartari ne bashki
Rreth ores 1400 perfaqesues te grupit hetimor te Prokurorise se Tiranes jane paraqitur ne Bashkine e kryeqytetit ku kane marre nje sere dokumentesh dhe shkresat zyrtare lidhur me kompanine Vision Construction me aksioner kryesor shtetasin Arian Tartari. Dhjete dite me pare Prokuroria e Tiranes Zyra Task - Force Antikorrupsion iu drejtua Bashkise me nje kerkese per marrje dokumentesh ne kuader te hetimit te nisur per korrupsion aktiv dhe pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike. Hetimi filloi pas deklarates se deputetes Albana Vokshi e cila tha publikisht se 20 per qind e aksioneve te kompanise Vision Construction ishin dhuruar tek shtetasi Dritan Avllaj ne kembim te miratimit te lejes se ndertimit kerkuar nga firma private ne truallin prone e familjes Sharra tek ish-kompleksi Dinamo ne Tirane. Prokuroria kishte lene edhe nje afat brenda te cilit Bashkia duhej te grumbullonte materialet e kerkuara nga prokuroria. Diten e djeshme ne perfundim te afatit grupi hetimor shkoi ne Bashkine e Tiranes dhe sekuestroi te gjitha korrespondencat e kompanise Vision Construction me Bashkine ne lidhje me lejet per ndertimin e objekteve nga firma ne fjale. Prokuroria tha se dokumentet e Bashkise u kerkuan per te verifikuar pozicionin e ketij institucioni ne raport me kompanine ku aksioner me 55 per qind eshte partneri i deputetes Albana Vokshi.
Hetimi per lejen e ndertimit
Leja e ndertimit e cila u pretendua se ishte dhene nga Bashkia pas dhurimit te 20 per qind te aksioneve te kompanise nuk eshte miratuar nga Bashkia e Tiranes. Ky fakt eshte konfirmuar edhe me pare nga prokuroria ndersa dje ne dokumentet e marra ne bashki grupi i hetimit thuajse e ka ezauruar verifikimin per kete fakt. Ne dokumentet e marra ne bashki sipas prokurorise po verifikohen procedurat e ndjekura me sheshin ku do te behej ndertimi tek ish-kompleksi Dinamo. Nga verifikimet e deritanishme sipas prokurorise ka rezultuar se pas ndryshimit te destinacionit te kompleksit pjese te tij u ishin ndare pronareve te tokes sipas mases qe u takonte. Me pas ne perputhje me planin e Bashkise pronaret e tokes e kane shitur ose e kane dhene me kontrate siperfaqen e tokes prej 17.640 m2. Nga verifikimet e prokurorise ka rezultuar se pjesa ne fjale e ish-kompleksit Dinamo ne destinacionin zyrtar ka qene ambient per ndertim objektesh banimi e sherbimesh pra brenda destinacionit te percaktuar ne planin e Bashkise se Tiranes per zonen ne fjale. Ky fakt ka qene objekti kryesor i verifikimit te prokurorise e cila nisur nga deklaratat dhe akuzat politike dyshonte tek ndryshimi i parregullt i destinacionit te kesaj zone.
Trazhgim Sokolaj