E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diveroli tregti armesh me agjentet

Efraim Diveroli u ofroi shitje armesh agjenteve te infiltruar te ATF qe u hoqen si bleres municionesh

Gazeta e Miamit Ishte ortak me Dejan Gjuric i hetuar te Gerdeci

Media amerikane zbulon fakte te reja mbi veprimtarine e Efraim Diverolit tregtarit 24-vjecar te armeve i akuzuar per blerje fishekesh kineze ne Shqiperi ne shkelje te ligjeve amerikane.

Miami Nju Tajms gazete lokale ne shtetin ku ndodhi arrestimi i Diverolit ne fillim te kesaj jave shkruan se i dyshuari ka vepruar aktivisht ne tregtine e armeve vitin e fundit nen dy emra kompanish pa probleme me drejtesine pasi licenca e firmes se tij AEY u hoq ne vitin 2008 nga skandali i shitjes se municioneve te vjeteruara kineze ne Afganistan me fondet e Pentagonit. Kompania e pare me te cilen vepronte Efraim Diveroli pasi u la i lire me kusht nje vit me pare nga gjykata ishte Ammovvorks Lincoln Road. Ky subjekt nuk u ka bere shume pershtypje hetuesve amerikane sesa kompania e dyte me te cilen vepronte Diveroli. Kjo firme e quajtur Shperndarja e Avancuar e Municioneve sipas hetimeve te ATF ka lidhje me nje shtetas Dejan Gjuric emer ky i permendur ne hetimin e vitit te kaluar lidhur me shperbimin ne punishten e armeve ne Gerdec te Shqiperise. Ne nje koment te mediave amerikane thuhet se pavaresisht lirise me kusht Diveroli eshte marre me tregti armesh ka mbajtur arme ne menyre te paligjshme dhe ne kete aktivitet te gjitha lidhjet e tij shkojne drejt Ballkanit.
Takimi i fundit
Diveroli vazhdonte i qete aktivitetin e tij ne kerkim te tregtise se armeve derisa me 11 gusht 2010 ai ka gjetur personat e gabuar per ta bere kete. Pasi ishin informuar mbi interesimin e Diverolit per arme bazuar ne nje kerkese qe ai kishte bere tek nje tregtar lokal dhe mbi disa pergjime qe tregonin se 24-vjecari po kerkonte te blinte arme ne Korene e Jugut agjentet e Byrose kunder Armeve Duhanit dhe Alkoolit u infiltruan dhe u sollen si tregtare te tille. Me 11 gusht Diveroli ishte takuar me tregtaret agjente te ATF dhe u kerkoi atyre te shkonin se bashku per gjueti ne Vval-Mart ku ata biseduan te qete per tregtine e armeve. Diveroli tha se ishte nje person i denuar ne proces gjyqesor megjithate duke pranuar problemet me drejtesine ai u tha agjenteve se une ju shes cfare kerkoni te blini OK Pres disa ngarkesa me arme nga Koreja e Jugut a deshironi te blini arme apo municione. Pas regjistrimit te ketyre bisedave Diveroli se bashku me agjentet e hequr si tregtare armesh shkuan ne nje dyqan dhe blene disa pushke e pistoleta. Ai u tha atyre se do te shkonin perseri ne mal ose ne pilogon pasi ai gjithnje u provonte armet qe blinte. Arrestimi ndodhi ne Audin e tij sportiv ne kohen kur tregtari i armeve mbante ne duart nje pushke gjysmeautomatike dhe nje pistolete. Akuzat e ngritura jane tregti e paligjshme armesh dhe armembajtje pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›