E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi ne Kerrnaje ende pa autor

TROPOJE- Shperthimi i dy diteve me pare ne Kerrnaje duket se do te kete fatin e ngjarjeve te tjera ne te cilat jane perzier njerez te forte te Tropojes. Prokuroria e policia kane qendruar larg duke u lene hapesire vete personave te zgjidhin konfliktet mes tyre. Kjo pasi blute e Tropojes nuk kane shoqeruar ende asnje person te dyshuar per ngjarjen apo banore te fshatit qe mund te kene dijeni. I vetmi i marre ne pyetje eshte shenjestra e ketij atentati Petrit Brahaj. Ai ka pohuar se gjithcka ka ndodhur per ti bere atij shantazh por burime te policise bene te ditur se nuk perjashtohet as pista e venies se granates nga vete i sapoliruari nga burgu me qellim per te sjelle trazira mes fiseve ne hasmeri. Kjo piste nuk pranohet zyrtarisht nderkohe qe policia beri te ditur se eshte duke hetuar ngjarjen nga e cila fatmiresisht nuk pati te lenduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›