E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldive, Qeveria zhytet nën ujë: SOS për ambientin

Ministrat e kabinetit qeveritar të ishujve Maldive e kanë të detyrueshme të dinë not, jo se kjo do të ishte problem duke qenë se detin e kanë pak hapa larg. Kjo për faktin se duhet t’i binden shefit, dmth Presidentit Mohamed Nasheed, i cili të premten vendosi të mbajë mbledhjen e rradhës nën ujë. Po po e dëgjuat mirë nën ujë. Në një përpjekje për të ndërgjegjësuar botën për efektet e ngrohjes globale, si pasojë e së cilës ishulli fantastik rrezikon të zhduket, Presidenti zv/presidenti, Sekretari i Kabintetit dhe 11 ministrat u zhytën 6 metra nën ujë dhe u ulën në një tavolinë të vendosur për këtë mbledhje të pazakontë për të dërguar një mesazh urgjent. E ndërsa bulëzat e ajrit ngriheshin në sipërfaqe, ata nënshkruan një dokument ku i kërkojnë të gjitha shteteve të botës të reduktonin ME URGJENCË emetimin e gazrave të karbonit. Ngrohja globale, po çon në shkrirjen e akujve e si rrjedhojë ky arqipelag i mrekullueshëm në oqeanin Indian që është 2.1 metra mbi nivelin e detit do të zhduket brenda një shekulli.
“Nëse Maldivet nuk shpëtohen sot, mendojmë se as pjesa tjetër e botës nuk do të mund të shpëtohet”
Të vënë përballë këtij kërcënimi serioz Presidenti Nashed po mbledh paratë e nevojshme për t’i blerë një shtëpi të re 350 mijë banorëve të Maldiveve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›