Nafta e papërpunuar shkon mbi 78 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën e Nju Jorkut ka shënuar rekord të ri duke u kuotuar me mbi 78 dollarë për fuçi. Çmimet u rritën pasi të dhënat e qeverisë amerikane treguan se prodhimtaria industriale në shtator është rritur për të tretën herë radhazi. Lajmi vjen pas publikimit të një raporti nga një organizatë britanike për naftën që thotë se burimet e arit të zi në botë mund të reduktohen në vitet e ardhshme. Drejtuesit e organizates thonë se ka marrë fund koha kur çmimi i naftës ishte i lirë. Mendohet se prodhimi i naftës do të rritet me mbi 100 milionë fuçi përpara se burimet të harxhohen. Disa grupe kërkimore të tjera thonë se prodhimi i naftës do të jetë i qëndrueshëm gjatë shekullit të 21-të, ndërsa kompanitë njoftojnë se burimet e reja të zbuluara në Angola, Brazil dhe Gjirin e Meksikës, mjaftojnë për të përmbushur kërkesat e botës.