E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta : Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ortek i pandalshëm!

Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm, deklaroi të martën kreu i PL Ilir Meta, i cili është bashkëudhëheqës i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me kreun e grupimit të Rithemelimit të PD Sali Berisha. 

I pyetur nga gazetarët lidhur me praqitjen e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit. “Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhe sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur, janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi!” tha zoti Meta.

Duke karahasuar kandiaturat e opozitës brenda saj zoti Meta tha “Kandidatura e Belos për Tiranën, se kështu i thërrasim ne, është fantastike”, u përgjigj Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, iniciator i fushatave për dhurimin e gjakut në Shqipëri, iu ka bërë thirrje qytetarëve, sidomos të rinjve, që të bëhen  pjesë e misionit për të dhuruar gjak. 

“Mendoj se është detyrë e të gjithëve ne që plotësojmë kriteret për të dhuruar gjak. Qindra mijëra bashkëqytetarë të tanët që vuajnë nga talasemia kanë nevojë për gjak. Ju ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të dhurojnë gjak dhe të bëhen vullnetarë në mënyrë të përhershme, përpos se është akt human dhe fisnik është dhe i shëndetshëm” tha zoti Meta ndërsa doli nga një qendër dhurimi gjaku në Tiranë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›