E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta- Lajçak: çështja e avionit do të hetohet

Zëvendëskryeministri Meta u shpreh se veprimi i pilotëve është i dënueshëm, por theksoi se kjo nuk ndikon në marrëdhëniet midis dy vendeve.Meta ka premtuar se do të zhvillohen hetimet të plota rreth rastit në fjalë. Ndërkohë, kryediplomati sllovak u shpreh se çështja ka tërhequr vëmendje të veçantë, por ka shtuar se nuk duhet të ekzagjerohet. “Mendoj se kjo çështje nuk duhet të ekzagjerohet, pa patur ende prova të qarta”, u shpreh Lajčák, në një konferencë shtypi me Metën. Ai tha më tej se çështja iu përket dy kompanive të fluturimit dhe se nuk duhet të shndërrohet në një çështje midis dy shteteve.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›