E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia Qendrore lëkundet nga një tërmet 5,1 ballë

Instituti i Gjeodinamikës, pranë observatorit kombëtar grek, bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në lindje të Nafpaktosit dhe 60 kilometra në verilindje të qytetit Patra.

Deri në këto momente mediat greke nuk raportojnë për viktima apo për dëme të mëdha materiale. Greqia Qendrore është goditur edhe më 18 janar nga një tjetër tërmet, me magnitudë 5,2 ballë Rihter.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›