E Diel, 1 Nëntor 2026

Kam biresuar dy vajza shqiptare mi solli At Zef Pellumbi

/ /

Linden tregon se vajzat ia solli At Zef Pellumbi dhe jetojne prej vitesh ne shtepine e tij ne Belgjike. I ndodhur ne nje vizite zyrtare ne Tirane Linden flet edhe per situaten politike si dhe liberalizimin e vizave.
Zoti Van der Linden kjo nuk eshte hera juaj e pare ne Shqiperi.
Jo kam qene shpesh here ne Shqiperi si raportues si Asamblese se Keshillit te Evropes si kryetar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe si kryetar i Shkolles se Menaxhimit te Mastrihtit. Ndersa sot jam ketu si kryetar i Senatit holandez.
Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi
Duhet te kete qene rreth vitit 1994 ose 1995 si dhe para eventualiteteve te renies se skemave piramidale.
Cila ka qene pershtypja juaj e pare per Shqiperine
Pershtypja ime e pare Hmmm...
Vendi me i izoluar ne Evrope ose edhe ne bote...
Do te tregohem i sinqerte dhe tju them se kam mbetur jashtezakonisht i surprizuar qe isha ne nje vend i cili ishte kaq shume i prapambetur ne krahasim me zhvillimin qe ishte pjesa perendimore e Evropes.
Kete po e thoni per 1995-n kur Shqiperia kishte 5 vjet qe kishte dale nga komunizmi
Me pelqeu shume sepse ishte autentik njerezit ishin shume mikprites dhe si politikan ishte shume interesante te shikoje se si fillon nje proces demokratizimi ku sundon ligji dhe respektohen te drejtat e njeriut duke qene pjese e procesit duke mbeshtetur dhe ndihmuar kete proces dhe per te pare menyren se si zgjidhen problemet ne vendin tuaj. Te gjitha keto jane eksperienca shume te rendesishme per nje politikan sepse eshte faktori human njerezor ai qe vihet ne qender te punes apo vemendjes ne cdo rast.
Por nga pikepamja politike ne jemi nje vend me shume konflikte. Edhe gjate ketyre diteve qe ju vini perseri ne Shqiperi e gjeni kete vend me shume debate dhe mosmarreveshje politike kryesisht ndermjet forcave kryesore politike midis socialisteve dhe demokrateve dhe mosmarreveshja e tyre qendron kete here per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Cili do te ishte komenti juaj ne lidhje me kete ceshtje me kete konflikt
Ne fakt kjo eshte nje nga ceshtjet me zhgenjyese kur pas nje periudhe anetaresimi prej me shume se 15 vitesh ne Keshillin e Evropes ku vihen ne jete praktikat e menaxhimit te demokracise sundimit te ligjit dhe respektimit te te drejtave te njeriut dhe sidomos per menyren se si duhet menaxhuar ekonomia dhe politika dhe sidomos nese je ne pushtet ne qeveri apo edhe ne opozite duhet medoemos te punosh per interesin e pergjithshem kombetar - me vjen vertet keq qe ende sot vazhdon te ekzistoje nje konflikt midis partise ne pushtet dhe partise opozitare. Une gjithmone i marr ne konsiderate dhe kujdesem per te dyja palet sepse ata qe sot jane ne pushtet mund te jene ne opozite neser dhe ata qe jane sot ne opozite mund te vijne ne pushtet neser.
Keto jane rregullat e demokracise apo jo
Po keto jane rregullat e demokracise vertet por rregullat e demokracise nenkuptojne qe situata te caktuara nuk duhen trajtuar vetem nga kendveshtrimi konfliktual por duhet punuar qe te gjenden zgjidhje qe interesat e te dyja paleve te perfaqesohen por mbi te gjitha te jene zgjidhje ne interes te vendit qe vendi te ece perpara.
A mendoni se ky konflikt qe ne kemi aktualisht ne Shqiperi do te ndikoje tek e ardhmja e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian
Une nuk mundem ta imagjinoj se si partite politike partite e medha politike te cilat kane nje eksperience tashme prej 15-20 vjetesh demokraci te mos e dine se ne institucionet nderkombetare ku ato aderojne te merresh me politike nenkupton qe duhet te perballesh me mendime te ndryshme por ne fund te dites duhet te trajtosh dhe zgjidhesh problemet ne menyre te tille qe vendi te mund te ece perpara. Dhe nese kjo do te demtonte dhe imazhin e vendit tuaj ne bote. Nuk besoj se ka gjera aq te veshtira as qe kerkojne kaq shume kohe dhe ne nje moment caktuar edhe opozita duhet te kuptoje se do te kete mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar nese ata i zgjidhin problemet ne menyren qe komuniteti nderkombetar perdor dhe aplikon. Po e njejta gje vlen edhe per partine ne pushtet. Prandaj ka nje lloj presioni qe ushtrohet nga Keshilli i Parlamentit Europian ne menyre qe konfliktet te zgjidhen ne nje menyre me te mire.
A mendoni se kjo pamundesi per te gjetur nje marreveshje midis maxhorances dhe opozites eshte nje tregues per nivelin e ulet te demokracise ne Shqiperi
Per mua fjala pamundesi eshte e papranueshme. Sepse cdo gje eshte e mundur ska gjera te pamundura gjithmone nese ka nje vullnet politik.
Mbase kjo kerkon kohe Tashme kemi humbur mese nje vit kohe.
shte vertet nje kohe shume e gjate. Dhe kjo po e demton vendin imazhin e tij dhe nese e sheh se cfare ka ndodhur ne Shqiperi nga pikepamja e zhvillimit ekonomik besoj qe kete duhet ta shohin edhe partite politike dhe te marrin pergjegjesite per te gjetur menyren per te zgjidhur konfliktin qe eshte krijuar midis dy partive me te medha ne vend.
Se fundmi Parlamenti Europian ka votuar per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe kjo per ne eshte nje moment shume i rendesishem. Por cfare kuptimi ka kjo per europianet
Besoj se ne radhe te pare kjo ka shume kuptim per vendin tuaj. Sepse liria e qarkullimit eshte e rendesishme per menyren se si njerezit krijojne pershtypjet e tyre. Nese studentet artistet do te udhetonin lirisht neper Europe po keshtu edhe politikanet apo edhe njerez qe kane deshire te udhetojne per turizem per te vizituar vende te Evropes perendimore ata do te krijojne pershtypjet e tyre do te krijojne idete e tyre do te formojne nje sjellje te re dhe kjo eshte mjaft e rendesishme per vendin tuaj per njerezit tuaj. Nje qarkullim i lire pa viza nenkupton qe ju mund te udhetoni lirisht qe mund te qendrosh deri 90 dite nje vendet Shengen por kjo nuk nenkupton se ke te drejten dhe lirine te shkosh te punosh pra kjo liri nuk te jep te drejten te shkosh te kerkosh nje pune ne ndonje nga vendet Shengen. Gjithsesi per studentet per shembull te cilet duan te shkojne per studime afatshkurtra disa mujore besoj se do te krijoje me shume lehtesira.
A po krijon kjo ndonje ndjenje frike tek ju se mos ndoshta skenaret e vendeve si Belgjika dhe problemet qe pati me serbet dhe maqedonasit apo eksperiencat e Frances me rumunet mund te jene edhe per ju
Besoj se nje pjese varet nga informacioni qe njerezit e vendit tuaj do te marrin paraprakisht sepse eshte shume e rendesishme qe te kete nje komunikim shume te mire midis institucioneve zyrtare te vendit tuaj dhe popullit keshtu qe ata nuk do te krijojne pershtypje te gabuara ne lidhje me mundesite qe te ofron liberalizimi i vizave.
A vuan akoma Europa nga sindroma e zgjerimit
Nuk do ta percaktoja si vuajtje por nga njera ane eshte procesi i zgjerimit i cili nga pikepamja politike dhe njerezore ka qene nje proces i mrekullueshem e ke fuqizuar Bashkimin Europian e po ashtu edhe vendet anetare te reja. Por nga ana tjeter ishte momenti kur e gjitha kjo duhej te konfrontohej edhe me krizen ekonomike keshtu qe te dyja keto fenomene bashke duhet te perballeshin me nje lloj rezistence dhe kritike qe vendet anetare te Bashkimit Europian i bene procesit te fundit te zgjerimit sidomos ne rastin e Rumanise dhe Bullgarise.
Dhe kjo nuk ishte per faktin se Bosnja dhe Shqiperia jane dy vende ku shumica e popullsise eshte myslimane
Jo Jo madje une do te thoja se personalisht jam ne favor te pranimit edhe te Turqise. Sigurisht me kushtet qe ata te plotesojne kriteret. Keshtu qe ne nga ana e BE-se kemi nje angazhim po ashtu edhe Turqia nga ana e saj e ka nje te tille. Prandaj une shpresoj qe shume shpejt pasi Turqia te kete plotesuar kriteret dhe standardet e kerkuar te behet anetare. Por une jam totalisht kundra te diskutuarit te pranimit te vendeve nga pikepamja fetare qofshin myslimane apo te krishtere. Dhe ndoshta ju e dini se kam qene nje nga promotoret kryesore te dialogut nderfetar. Kur isha President i Asamblese se Keshillit te Europes konventa e te drejtave te njeriut e cila feston 60 vjetorin e saj sivjet pra kjo konvente eshte nje nga me te rendesishmet e cila i jep nje pergjigje shume te qarte te gjitha ketyre ceshtjeve te ngritura.
A mendoni se ne 8 apo 9 nentor Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian si hallka e fundit e ketij procesi do ta pranoje liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen
Une jam shume optimist dhe ka edhe sinjale shume premtuese se nje gje e tille do te ndodhe por ne te njejten kohe u them miqve te mi shqiptare Ju lutem shume informoni mire qytetaret tuaj ne lidhje me ate cka nenkupton levizja e lire e qytetareve ne Europe ne rastin tuaj nga Shqiperia drejt vendeve Shengen keshtu qe do te shmangen shume zhgenjime me pas.
E keni shkelur te gjithe Shqiperine
Jo te gjithen por kam pare nje pjese te Veriut te bregdetit dhe nje copez nga Jugu. Ju keni nje kombinim te maleve bregdetit zonave te ndryshme klimaterike dhe shume diell. Dhe nga ana tjeter keni dhe shume mundesi ne ofrimin e sherbimeve ne sektorin e hotelerise dhe infrastruktures. Prandaj per mendimin tim ju keni nje perspektive te shkelqyer per zhvillimin e turizmit ne te ardhmen.
Zoti Van der Linden pyetja e fundit. A eshte e vertete qe ju keni ne kujdestari edhe disa femije shqiptare
Ne kemi adoptuar dy vajza kur ato ishin 7 vjece dhe erdhen per te jetuar me familjen tone kur ishim ne Lueve te Belgjikes. Ato na i ka sjelle At Zef Pellumbi i cili gjithashtu ka qene ne shtepine tone ku kemi kaluar disa dite se bashku me gruan time dhe femijet. Une kam nje respekt shume te madh per ate njeri. Mendoj se ai njeri ka vuajtur shume gjate regjimit te Enver Hoxhes dhe eshte nje njeri i madh. Besoj se ajo qe e ka bere ate njeri te madh ka qene fakti se ai ishte nje njeri i vertete dhe kishte nje sjellje shoqerore te jashtezakonshme dhe kishte nje ndjenje mjaft te forte drejtesie ne shpirt.

Blendi Fevziu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›