Meta mbërrin në Beograd, do nis takimet me krerët më të lartë

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta ka mbërritur në Beograd ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremiç. Meta do të kryejë homazhe në varrin e ish-kryeministrit Gjinxhiç dhe më pas në orën 17:00 do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç dhe më pas me Zv. Kryeministrin për Integrimin Evropian, z. Bozhidar Gjeliç, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, z. Ivica Daçiç si me homologun Jeremiç. Ndërsa ditën e nesërme Meta do të udhëtojë drejt Luginës së preshevës ku do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton atje.