Basha inauguron zyrën e Migracionit në Elbasan

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka vizituar sot zyrën e re të Migracionit, e cila është hapur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Ministri Basha deklaroi para të pranishmëve se hapja e kësaj zyre është një komponent shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
"Ky standard investimi këtu nuk lë asgjë për të dëshiruar me atë që kanë zyrat analoge në vendet e hapësirës së BE-së, si dhe të zonës Shengen. Ky është një tregues i qartë i vullnetit të qeverisë shqiptare dhe kapaciteteve tona përmes Policisë Kufitare të Migracionit, për të trajtuar në mënyrë të rregullt dhe sipas legjislacionit në fuqi normat e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Shqipëria është e gatshme qe te trajtoje çdo kërkesë për azil", tha Basha.
Në këtë zyrë do të paraqiten të gjithë shtetasit e huaj me qëndrim të rregullt apo të parregullt në Qarkun e Elbasanit, në drejtorinë e Policisë Kufitare, që mbulon qarkun e Elbasanit, si dhe një pjesë të qarqeve kufitare përreth këtij qarku.