Meta- shkodranëve: Në demokraci ka nevojë për ndryshime dhe për të lidhur marrëveshje të reja
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka bërë thirrje banorëve të Shkodrës që të ndryshojnë dhe të lidhin marrëveshje të reja.
I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Agron Çela dhe Nora Malaj, fillimisht Meta u ndal në fshatin Kosmaç të Komunës Bushat. Më tej, ai zhvilloi takime të tjera me simpatizantë të LSI-së në Komunën Rrethina dhe në Postribë.
Në demokraci ka nevojë për ndryshime ka nevojë për të lidhur marrëveshje të reja dhe populli i Shkodrës jam i bindur do të bëjë një marrëveshje të re dhe ne jemi plot besim që ju do ta bëni me LSI-në, në mënyrë që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria të ndryshojë më shpejt dhe që të përballojmë të gjitha ato probleme të mëdha ekonomiko dhe sociale, tha Meta.
Duke biseduar me banorët, Meta deklaroi se një ekonomi që nuk eksporton, është një ekonomi që shkon drejt falimentimit.
Nuk po themi që nuk është bërë asgjë, por ato që janë bërë në radhë të parë janë kontributi i të gjithë taksapaguesve shqiptarë që paguajnë për buxhetin e shtetit. Gjithsesi, gjërat duhen bërë shumë më ndryshe, tha Meta.
Ndaj unë besoj se duke ecur në këtë drejtim duke mbështetur më shumë bujqësinë, industrinë agro-përpunuese, duke stimuluar bizneset për të hapur vende të reja pune do të kemi mundësinë të zgjidhim shumë probleme të këtyre zonave të zhvillojmë ekonominë e vendit, të rrisim prodhimi, të rrisim eksportet, vijoi kryetari i LSI-së./ep