Torta e pushtetit, Milo: Pretendimet e PDS, te jete ne vijen e pare te ekipit
Kryetari i Partise Demokracia Sociale (PDS), Paskal Milo, foli dje ne lidhje me takimin e zhvilluar disa dite me pare mes kreut te PS-se, Edi Rama dhe aleatet e majte, duke pohuar se takimi ishte per bashkepunim ne qeverisjen e vendin. Ndersa beri te qarte qendrimin se partia qe ai drejton duhet te vleresohet per kontributin e dhene. “Jam kontributor ne fitoren e koalicionit dhe si rrjedhim, Partia Demokracia Sociale duhet te vleresohet. Me e veshtire eshte ta mbash pushtetin, se ta fitosh ate. Sfida e premtimeve qe jane dhene, eshte sfide e madhe dhe ajo kerkon sic u fituan zgjedhjet sebashku ta mbajme. Une e ndjej veten pjese te ekipit, dua te jem ne vijen e pare te ekipit”, - u shpreh dje Milo.
Kete qendrim, kreu i PDS e bazoi tek fakti se ai dhe partia qe drejton, ka bere 8 vite opozite ne frontin e pare te luftes dhe duhet te vleresohet per kontributin e dhene pavaresisht se ne keto zgjedhje u penalizuan nga Kodi Zgjedhor dhe vjedhja e votave. “Une e konsideroj veten time nje aleat dhe partner historik, te qendrueshem, konsekuent per 21 e ca vjet te PS, pavaresisht nga drejtuesit e PS, kontraten e kam pasur brenda familjes se majte shqiptare. Kam tenderuar atje ku jam angazhuar qe ne fillim te jetes politike, nuk kam levizur nga fronti dhe i kam qendruar besnik alternatives se majte. Keshtu do e shoh dhe ne te ardhmen veten time, se nuk mund te tradhtoj kauzen dhe idealin tim dhe qe natyrshem me PS dhe kryetarin e saj e quaja veten time partner te dores se pare”, - u shpreh Milo, pa dhene detaje per postin qe pretendon. Duke u ndalur tek takimi me Ramen, Milo permendi faktin qe PS per here te pare ka vendosur te kete nje koordinator per dialogun mes saj dhe aleateve. Kreu i PDS, e quajti nje ure nderlidhese te panevojshme per shkak se ai nuk pranon qe komunikimi mes PS dhe PDS nuk do ndermjetesohet permes nje te 3-ti. “Une aty e degjova per here te pare qe do kete nje koordinator, une vete dhe Demokracia Sociale, nuk e ndjejme nevoje e nje koordinatori. Ne ne 8 vite kemi pasur komunikim te drejtperdrejte dhe nuk besoj se marredhenia mes PDS dhe PS do behet mes nje te treti”, - u shpreh Milo.