E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: Basha po përpiqet të blejë votat

Partia Socialiste ka akuzuar kandidatin e djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha se po përpiqet të blejë votat e qytetarëve të kryeqytetit.
 

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Ledi Shamku ka deklaruar se Lulzim Basha ka dalë të blejë vota duke i gënjyer qytetarët me një qese miell.

"Luli i Saliut del me miell, dhe se po i fyen në këtë farë feje tiranasit, duke u rrekur t`u blejë nderin më këtë qese. Tiranasit kanë jetuar gjithnjë falë punës së vet të ndershme, po Luli i Saliut nuk i njeh tiranasit sepse në Tiranë ai ka jetuar si turist me shtatë pasaporta ose si ministër i oborrit", tha Shamku.
 

Më tej Shamku theksoi se shqiptarët e dinë mirë se vota është hakmarrja e tyre më e mirë për këtë regjim të Lulit e Saliut.
 

"Në 8 maj banorët e kryeqytetit do t`i japin Saliut dhe Lulit të Saliut atë që meritojnë: humbjen e thellë në Tiranë dhe disfatën në mbarë Shqipërinë. E vetmja rrugë në 8 maj është Edi Rama dhe Partia Socialiste",theksoi Shamku.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›