E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Arratisja e Ahmetajt tregon krizën e korrupsionit ku ndodhet vendi, të dalë para drejtësisë

“Arratisja e Ahmetajt, tregon krizën e korrupsionit ku ndodhet vendi“, kështu ka deklaruar Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për media ndërsa kërkon kapjen dhe daljen para drejtësisë së tij. Sipas Metës, Rama është pëgjegjësi i aferave, por që të gjithë përgjegjësinë ia ngarkon bashkëpunëtorëve të tij.  

“Lidhur me çështjen Ahmetaj, është një ngjarje e ndodhur që nr 2 i qeverisë i shmaget drejtësisë, që ai vetë ka votuar. Ai duhet të përballet me drejtësinë. Denocimit e para për këtë aferë kanë ardhur nga ne, dhe unë e kam denocuar, por përsëri kjo afërë vazhdon, pasi kemi të bëjmë më një grup kriminal, dhe jo përgjegjësi personale. Janë pronarë në kërkim, janë të ardhura që i merën shqiptarëve, por ajo vazhdon pasi ka mbështetjen e Ramës. Rama do që kumbullat t‘i hajë vetë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij të futen në burg”, tha Meta.

Lidhur me aferën e inceneratorëve, sipas Metaj është e mirëmenduar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë ndërsa e konsideron atë brutale.

Ndër të tjera Meta ka shprehur shqetësimin se kapja e të gjitha pushteteve nga qeveria i ka hapurr rrugë korrupsionit dhe largimit të të rinjve nga vendi. Meta ka dalë në mbrojtje të studentëve, pra kundër projektigjit vendosur nga qeveria ku studentët duhet të punojnë për vendin pas diplomimit.  Për Metën “ky vendim është antikushtetues, refleton arrogancën e qeverirës, e cila tregon korrupsionin dhe sistemin e qeverisë“

Meta tha se do të jemi bashkë me Berishën, ky i fundit ka paralamëruar protesta në vjeshtë, dhe me aleatët e gjithë shqiptarëve pasi sipas tij është shëmbur llogaridhënia në vendit tonë.

Meta komentoi edhe ndërprerjen e përkohshme të fondeve bujqësore nga BE për të cilën nuk u surprizua pasi siç tha ai denoncimet janë bërë me kohë. “Ndërprerja e fondeve, më bën përshtypje vonesa pasi denoncimet janë bërë me kohë. Është vërtetuar që fondet nuk shkonin në ndihmë të fermerëve por shpërdoroheshin nga qeveritarët”.

Në fund Meta u ndal tek projekligji për kanabisin, i cili për të është një tregues i qartë i mbështëtsve kriminale, por që do të ketë pasoja për vendin, ndaj ai ftoi deputetët të reagojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›