E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Arvizu: Mundësi të mëdha bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-SHBA

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim , Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dhomën amerikane të tregëtisë dhe Ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

Në fund të këtij takimi të zhvilluar kryesisht për bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës, kreu i LSI-së është shprehur se tërheqja e investimeve të huaja ndihmon në rritjen ekonomike të vendit dhe mirëqënies.

Falenderoj SHBA dhe ambasadorin Arvizu së bashku me përfaqësuesit e dhomës amerikane të tregëtisë. Ne ndajmë qëllime të përbashkëta për një të rdhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekonomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundësi të reja për investitorët e huaj dhe në mënyrë të veçantë ata amerikanë për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin tonë. Për të qënë shembuj pozitiv për tërheqjen e investimeve të tjera nga Amerika dhe Europa në Shqipëri, sepse kjo do të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit, në rritjen e punësimit të qytetarëve tanë si dhe do të përmirësojë edhe imazhin e Shqipërisë akoma edhe më tej. Falenderoj dhomën amerikane të tregëtisë për idetë e saj për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe qeverinë e ardhëshme, në mënyrë që kjo klimë biznesi të përmirësohet në mënyrë thelbësore, që ligjet të zbatohen dhe hapsirat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri të shtohen me shpejtësi, u shpreh Meta.

Po kështu esdhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, është shprehur për mikrofonin e RTV Ora Neës, se: Falenderoj kreun e LSI-së, Ilir Meta, që gjeti kohën të zhvillonte këtë takim. Ne folëm për punësimin dhe ekonominë. Si amerikanë jemi realist për sa i përketë historisë dhe pozitës gjeografike të Shqipërisë në rajon. Ka disa arsye që shumë shtete fqinje me Shqipërinë, si Italia, Greqia etj, kanë disa avantazhe për sa i përket marrdhënieve dhe bshkëpunimit ekonomik me Shqipërinë. Amerikanët janë në kërkim të oportuniteteve të reja. Në Shqipëri ka mundësi të mëdha bashkëpunimi. Cilësia e edukimit dhe cilësisë së forcës së punës është shumë e mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›