Meta-Arvizu Te angazhuar per zgjedhje te ndershme dhe te lira

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, priti sot në mesditë në selinë e LSI-së, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Gjatë takimit, Meta dhe Arvizu shkëmbyen mendime për situatën politike para zgjedhore duke vlerësuar si më të rëndësishme mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, se rezultatin e kandidatëve në këto zgjedhje vendore.
Meta shprehu angazhimin e plotë të tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhje të ndershme dhe të lira në 8 maj.
Gjithashtu, Meta ka falënderuar ambasadorin Arvizu për ndihmën që SHBA-ja po jep në proceset integruese të vendit, si dhe për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit, Meta duke shprehur mirënjohje për kontributin e OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, ka apeluar për më shumë vëzhgues në këto zgjedhje pasi kjo do të ishte një garanci më tepër për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Më tej, Meta rikonfirmoi angazhimin e gjithë përfaqësuesve të LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të procesit zgjedhor, për të pasur si referencë të vetme në të gjithë sjelljen e tyre vetëm ligjin, kodin zgjedhor.