Basha Brenda 6 muajsh merr zgjidhje problemi i hipotekimeve
Banorët e njësisë bashkiake numër 8 në Tiranë kanë denoncuar abuzimin me pronat dhe moslejimin e zhvillimit te saj, gjatë bashkëbisedimit që patën me kandidatitin për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha.
Sipas tyre, Bashkia dikujt i ka dhënë leje për të ndërtuar pallate shumëkateshe, e të tjerëve as për të riparuar shtëpitë e tyre që jane në prag shembjeje.
Banorët kanë shprehur shqetësimin edhe për infrastrukturen rrugore, punësimin, etj.
Lulzim Basha ka garantuar se projekti i tij për zhvillimin e Tiranës nis pikërisht nga lagjet dhe se do të respektohet dhe vlerësohet drejt prona e gjithësecilit.
“Për shtëpi kemi hall ne të keqen nëna”, i tha Bashës një e moshuar.
“Po kërkojmë kaq ne si lagje, që të jetojmë si njerëzit”, u shpreh një banor.
“Ajo që ka bërë atë shtesën është punojse e Bashkisë. Gjithë ujin e thit toka dhe lagështira këtu tek muret. Shihni si ka humb oborri nga pesha e pallatatit”, u ankua një pronare e një shtëpie private.
Kandidati për kryebashkiak u shpreh se Bashkia e tij do të reagojë ndaj kësaj situate.
“Të jeni të sigurtë që do bëj gjithcka për të kthyer jetën dinjitoze për secilin prej jush dhe vlerën e pronës së gjithsekujt këtu.
Në planin e ri urbanistik, do merret e gjithë njolla e zonës dhe çdo pronari, çdo centimetër katror do t’i vlerësohet dhe shumëfishohet vlera në mënyrë proporcionale.
Jo një pronari t’i bjerë pallati, dhe një tjetër të jetojë në lagështirë. Zhvillimi i Tiranës do të nisë nga lagjet e Tiranës”, u shpreh Basha.
Kurse në njësinë bashkiake nr.2, Basha është njohur me zhvillimin pa plan të kësaj zone.
Pallate të ndërtuara aq pranë njëri-tjetrit sa është e pamundur të hyjë zjarrfiksja apo ambulanca.
Gjithashtu, banorët i kanë bërë me dije Bashës se në këtë lagje mungojnë trotuaret, hapësirat e gjelbra, pastrimi, edhe pse bashkia mbledh cdo taksë.
“Kjo rruga jonë këtu nuk ka as trotuare asgjë. Banorët dalin nga shkalla direkt në rrugë, nuk futet dot as zjarrfikësja asnjë gjo. Nuk ka kaluar njeri sot në rrugicë shih si është errësirë, thyen turinjtë natën”, tha një banore.
“Lagja jonë është e mbushur me lloj-lloj gjërash vetëm fëmijë nuk ka” , u shpreh një banore gjatë takimit me Bashës.
“Më morën 52 mijë lek për taksat se ndryshe nuk më jepnin certificate, për ti bërë cunit pasaportën. Kur i thash unë për cfarë i paguajmë këto taksa për gjelbërimin ore zotëri, tek shtëpia ime është balta deri në gju. Cfarë gjelbërimesh më thua ti”, proteston një banor.
“Duke filluar nga data 9 Maj do të kthejmë normalitetin sic e dime ne. More taksën jep shërbimin, përndryshe mos paguaj takes”, u shpreh Lulzim Basha.
Edhe në këtë zone, si kudo në Tiranë, sistemi i ujësjellës-kanalizimeve, përbën një shqetësim të madh. Shpërthimi i ujërave te zeza, rrezikon shembjen e pallateve, pervecse janë vatra infeksioni.
“Është turp, ketu nuk jetohet. Ne kemi marak dëmtimin e themeleve sepse ky ujë ka acididet”, tha një banore.
“Do të nisim me përparësi projektin e kanalizimit të ujërave të zeza të Tiranës.
Do ta marrë Bashkia përgjegjësinë, ju siguroj që do ta nisim me lagje si këto”, u përgjigj Basha.
Edhe pse kanë pasur fatin që në pronat e tyre të ndërtohen pallate, banorët kanë shprehur shqetësimin e mungeses së hipotekave.
Basha i ka garantuar banorët e kësaj njësie, dhe të gjithë Tiranës se brenda 6 muajsh, deri më 15 nëntor të ketij viti, ky problem do të marrë zgjidhje.