E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Askush nuk e ndal dot rotacionin

ilir-meta22Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me Komitetin Drejtues të LSI-së në qytetin e Kavajës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për përgatitjen e LSI-së së Kavajës për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij, Meta duke i falënderuar të gjithë të pranishmit angazhimin dhe kontributin e dhënë për një sukses të jashtëzakonshëm anë zgjedhjet e ardhshme tha se tashmë mbeten edhe 60 ditë për ndryshimin e madh që pret vendi. Sipas tij askush nuk e ndal dot më rotacionin e pushtetit që është bërë një domosdoshmëri. Sipas tij ky rotacion është i paevitueshëm dhe i sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit pasi vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, një balancë të re pushtetesh. Vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një balancë të re pushtetesh, ka nevojë për një realizëm shumë më të madh për të përballuar problemet e mëdha ekonomike, financiare dhe sociale. Ka të bëjë me garantimin e një të ardhmeje të sigurt evropiane të vendit tonë. Një e ardhme, e cila ka qenë e cenuar nga zvarritja dhe nga stanjacioni që ka përjetuar procesi i integrimit evropian, ku siç vihet re nga dita në ditë një burim i madh i këtij ngërçi ka qenë dhe mbetet përqendrimi i pushteteve në duart e një force politike të vetme. Pra rotacioni është bërë i domosdoshëm, është bërë i paevitueshëm dhe është tashmë një emergjencë të cilën do ta zgjidhim të gjithë së bashku me votën e 23 qershor, tha Meta. Duke folur për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se ky koalicion është më i madhi në historinë e vendit dhe është një koalicion gjithëpërfshirës. Sipas tij është një koalicion që i shërben të gjithë vendit, të ardhmes së tij evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›