Meta-Balazs: Progres në kriteret për vizat

Shqipëria duhet të përmbushë kriteret për heqjen e vizave, por deri tani ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur liberalizminin. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs, vendi i të cilit ka mbështetur me ekpertë Shqipërinë për këtë proces.
Në një konferencë për shtyp me homologun Meta, Balazs tha se për heqjen e vizave nuk duhet vetëm konsensusi i Hungarisë , por i 27 vendeve të BE-së dhe për këtë duhen plotësuar kriteret. Ai theksoi se nëse deri në vitin 2011-së, kur Hungaria të marrë presidencën e radhës së BE-së pas Belgjikës, vendi i tij do bëjë përpjekje maksimale për heqjen e vizave. Por ministri Meta, nga ana e tij, garantoi se në Presidencën e BE-së nga Hungaria, do ketë çështje të tjera që do diskutohen, pasi heqja e vizave do të mbyllet brenda këtij viti.
Balzs pohoi se Hungaria ndjek përpjekjet e Shqipërisë për integrimin europian. « Ne kemi mësuar leksionet që duhet për të arrirë integrimin ndaj do japim ndihmën maksimale për Shqipërinë », theksoi ai.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm Meta nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Hungari janë të shkëlqyera. « Por nuk janë shfrytëzyar hapësira për një bashkëpunim të të frutshëm ekonomike e tregtar », tha ai. Sipas Metës, marrëveshja ekonomike e nënshkruar sot do jetë në hap për të rritur edhe më shumë marrëdhëniet tregtare mes vendeve. Ministri i Jashtëm Meta tha se Hungaria ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por ka dhënë një mbështetje të fortë edhe në rrugën e saj në integrimin evropian.