Espanja: Samiti nuk do të anulohet për shkak të Kosovës
Takimi i nivelit të lartë ndwrmjet Bashkimit Europian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në fillim të qershorit, ndërsa Spanja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky samit për shkak të problemeve eventuale që mund të krijojë pjesëmarrja e Kosovës, ka thënë ambasadori spanjoll në Beograd, Injigo de Palasio Espanja. Duke komentuar deklaratat nw media, sipas sw cilave Samiti i Sarajevës tashmë është caktuar më 1 qershor, dhe se Madridi zyrtar me dëshirë do të hiqte dorë nga organizimi i tij - ambasadori Espanja ka thënë se këto janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë. "Planifikojmë që takimi i përfaqësuesve të lartë të rajonit dhe të BE-së të mbahet para fundit të Presidencës spanjolle me Unionin, respektivisht para 1 korrikut, ndërsa afati i fundit më i mundshëm, është fillimi i qershorit, në Sarajevë. Natyrisht nuk ekziston asnjë mundësi që nga kjo të heqim dorë për shkak të mospajtimeve rreth Kosovës. Ky takim gjithsesi do të mbahet", ka thënë ambasadori spanjoll për gazetën "Danas". I pyetur ndërkaq, nëse Spanja do të mbetet pranë qëndrimit të saj se pjesëmarrja e Prishtinës është e mundur vetëm nën siglën e UNMIK-ut, dhe në pajtim me Rezolutën 1244", siç kishte deklaruar më herët shefi i diplomacisë spanjolle Moratinos, Espanja ka thënë se në këtë samit do të duhej të merrnin pjesë të gjithë.