E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Balazs: Hungaria mbështet Shqipërinë në proceset integruese



Hungaria do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha proceset integruese si dhe do të ndajë përvojën pozitive për kryerjen me sukses të reformave në këtë drejtim dhe arritjen e standardeve. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balac në një takim me kreun e shtetit Bamir Topi.
Nga ana tjetër Presidenti vlerësoi qëndrimet e qarta të Hungarisë në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për integrimin në NATO dhe më pas, në Bashkimin Evropian, sidomos në këtë etapë të rëndësishme të këtij procesi dhe në prag të liberalizimit të regjimit të vizave.
Topi vlerësoi si shumë të mirë nivelin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve tona dhe vuri në dukje "se ekzitojnë hapësira për ta thelluar akoma më tej këtë bashkëpunim në të gjitha fushat, sidomos përsa u përket shkëmbimeve dhe marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe ato në fushën e turizimit."
Ministri Balac dhe Presidenti Topi çmuan rolin pozitiv dhe konstruktiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin politik duke theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë pjesë sa më shpejt në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›