E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Bashkë me PD-në do u rikthejmë shqiptarëve Referendumin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e sheh referendumin si formën më të mirë për llogaridhënie. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shprehet se në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interest, kjo e drejtë, sipas tij, do t’u rikthehet shqiptarëve.

Kreu i PL-së mendon se në një shtet të kapur, si dhe institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është referendumi.

“Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë. Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit. Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë. Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.”- shkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›