E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skema e TVSH për bujqësinë/ Braçe: Nevojitet ekuilibrimi i skemës 20 me 20 në grumbullim dhe përpunim të brendshëm

Deputeti Erion Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka insistuar te skema e TVSH për bujqësinë. Braçe deklaroi se prej vitit 2019 kjo çështje është kthyer në një shqetësim të madh. Deputeti u shpreh se nuk bëhet fjalë për kompensimin e fermerëve, por për ekuilibrimin e skemës 20 me 20 në grumbullim dhe përpunim të brendshëm.

“Kam dy gjëra lidhur me këtë projektligj. Propozimet e agrobiznesit dhe çfarë kemi diskutuar 4 vitet e fundit, unë insistoj te skema e TVSH për bujqësinë. Është një skemë që ka dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit, përpunim dhe grumbullim të brendshëm. Cfarë propozohet aty, së pari të rikthehet skema e autofaturimit. Përmes autofaturimit të kreditohet TVSH për ta barazuar atë 20 me 20 dhe të mos rimbursohet TVSH për autofaturuesit.

Është një zgjidhje teknike që u ofron mundësi grumbulluesit dhe përpunuesit në sektorin e brendshëm që të grumbullojnë dhe përpunojnë produktet vendase.

20 me 20 e parimbursueshme, një skemë që bën të mundur mos humbjen e parave nga grumbulluesi dhe përpunuesit në sektorin e brendshëm. Është kthyer në një shqetësim shumë të madh. Të gjithë e kanë në vëmendje çfarë ka ndodhur me industrinë përpunuese e cila ose është në informalitet ose ka humbur interesin për të grumbulluar brenda vendit. Ajo që po ndodh me ullirin i ka të dyja aspektet, edhe informalitetin edhe me faktin se nuk grumbullohet.

Unë nuk fola për të kompensuar fermerët. Debati që kemi bërë në 2018 dhe vjet ka qenë për kompensimin e fermerëve. Unë fola për thyerjen e kësaj skeme që është 0 me 20,  0 në hyrje dhe 20 në dalje dhe nuk e ka asnjë sektor tjetër i ekonomisë së vendit në këtë formë TVSH. Ky është shqetësimi që ngrita.

Se si duhen kompensuar fermerët ju referoheni te skemat mbështetëse, unë në tjetër gjë komplet të cilat nuk stimulojnë as produktivitetin, as rendimentin, as sasinë e prodhimit. Duhet të shkojmë te subvencionimi dhe pagesa për çdo kilogram prodhim dhe për çdo litër. Po flas për ekuilibrimin e skemës 20 me 20 në grumbullim dhe përpunim të brendshëm.

Kishim historinë e grurit gjatë këtij viti dhe pyetja që bënin grumbulluesit dhe përpunuesit  ishte kush do e paguajë TVSH? Do e paguajnë ata dhe çmimi te fermeri bie poshtë pastaj. Por ajo çfarë kanë propozuar ata njerëzit në komisionin e veprimtarisë prodhuese që e kanë sjellë këtu me relacion synon të zgjidhë këtë gep që është krijuar  dhe të barazojë skemën.

Prandaj thonë TVSH e kreditueshme, jo e rimbursueshme. Pra rregullon marrëdhënien e grumbulluesit dhe përpunuesit me humbjet e tyre. Kërkojnë të rregullohet skema e administrimit brenda tyre. Këtë po kërkojnë ata. S’po kërkojnë që të rimbursoni fermerët më. Mos diskutoni për fermerët. S’ka problem këtu do jeni. Por rregullojeni këtë gjë se është e padrejtë. Është i vetmi sektor i ekonomisë që e ka kështu skemën e ekonomisë”, tha Braçe.

Më tej deputeti socialist propozoi heqjen e TVSH për mëshqerrat që vijnë nga jashtë. Braçe thekson se ashtu sikurse janë përjashtuar kafshët për peshë për majmëri, të përjashtohet dhe lopa e mbarsur për të rritur numrin e viçave dhe lopëve në vendin tonë.

“E dyta. Unë s’kam ça diskutoj me Ministrinë e Bujqësisë për tatimet, as për tarifat doganore, as për vlerën e shtuar. Ministrinë e Bujqësisë thirreni ju në kauzë që të deklarojnë sa muajshe do jetë lopa dhe viçi, se janë ekspertë i nxjerrin gjithmonë lopët më tepër.

Siç është përjashtuar kafshët për peshë për majmëri të përjashtohet dhe lopa e mbarsur për të rritur numrin e viçave dhe lopëve në këtë vend. Të përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar mëshqerrat e mbarsura”, tha Braçe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›