Meta takim me banorët e Njësisë nr.8: Koha e nëpërkëmbjes së të drejtave tuaja, do të marrë fund

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të martë me banorët e Njësisë nr.8 në Tiranë. Meta i ka garantuar se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt. Meta theksoi se askush nuk do guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve.
“Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë. Askush nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Ligji, humanizmi, transparenca dhe llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/