E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha, demagogji elektorale

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i ka cilesuar diten e djeshme si demagogji programin elektoral te PD. Ai gjithashtu ka akuzuar qeverine aktuale per premtimet e pambajtura. "Konventa elektorale e dy diteve me pare te Partise Demokratike, nuk ishte gje tjeter vecse nje perseritje identike e premtimeve mashtruese elektorale te vitit 2005 nga Partia Demokratike dhe Kryetari i saj z. Berisha", deklaroi Meta. Sipas tij, Sali Berishes ju deshen kater vjet per te kuptuar qe 70 % e shqiptareve kerkojne me shume punesim dhe te ardhura me te larta. "Prandaj nuk kemi se si te vleresojme ndryshe, nje Qeveri te tille e cila nuk eshte ne gjendje as te plotesoje detyrimin me minimal per te garantuar prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit te qytetareve shqiptare per te marre pjese ne zgjedhjet e 28 Qershorit", kritikoi qeverisjen lideri i LSI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›