Vlore: Kartat, procesi finalizohet para zgjedhjeve, rekord aplikimesh
Procesi i kartave te identitetit eshte ne faze mjaft te mire ne qytetin e Vlores, aty ku dhe numri i votuesve eshte shume i larte. Rreth nje muaj perpara zgjedhjeve te 28 qershorit, 70% e votuesve ne Vlore, kane aplikuar per pajisjen me karta identiteti. Shume prej tyre tashme kane nisur aplikimet per pasaportat biometrike. Aktualisht, nga 102 mije votues kane aplikuar rreth 70 mije persona, konfirmuan burimet zyrtare nga zyra e kartave te identitetit, ndersa jane ne duart e qytetareve rreth 40 mije karta dhe 15 mije te tjera priten te shperndahen dhe te terhiqen nga aplikuesit. Sipas drejtuesve te ketyre zyrave konfirmohet se procesi vijon normalisht, ulja e cmimeve dhe afrimi i zgjedhjeve ka rritur ndergjegjesimin tek qytetaret, per te aplikuar dhe per te terhequr karta. E.H