Meta: Berisha më zhgënjeu, peng tre ligjet për gjykata militantesh partiak
Shkodër- Nga qyteti i Shkodrës në një takim me elektoralin e LSI-së ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve të tij për deputetë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të pranojë kompromisin e propozuar prej tij për miratimin e tre ligjeve në Kuvend duke e nxjerrë kështu vendin nga udhëkryqi ku është futur vendi nga politika konfliktuale e klasës politike shqiptare që sipas Metës po na ndan edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Meta në fjalën e tij tha se ka propozuar një kompromis për miratimin e tre ligjeve në Kuvend brenda këtyre ditëve. Këto ligje të hyjnë në fuqi në shtator në parlamentin e ri. Arsyeja ka të bëjë me faktin se smjafton vetëm të miratojmë ligje, por edhe të respektojëm frymën e ligjit, për institucine e reforma shumë të rëndësishme. Shtimin edisa gjyqtarëve për Gjyaktëne Lartëpor ndërkohë që kryetari i PS-së, e ka pranuar kompromisin jamë shumë i zhgënjyer se kreu i Partisë Demokartike bën sikur nuk e kupton këtë kompromis. Duke kërkuar që ligjet të miratohen siç janë e të hyjnë në fuqi menjëherë, sepse prioriteti i tij ska qenë miratimi i tre ligjeve, por mbushja e Gjykatës së Lartë me militantë partiakë për shtrëmbërimin e ligjiit për Gjykatën Administrative. Uroj të jem i gabuar e Berisha ta pranojë kompromisin e LSI-së e Shqipëria të hedhë një hap më tej drejt BE-së,-tha Meta.
Sipas Metës me miratimin e tre ligjeve i jepet një mesazh botës për shqiptarë të bashkuar. Shkodra më 23 qershor do të votojë për LSI-në, sepse LSi-ja ka rrezatuar që në gjenezën e saj qytetari, shpirt konstruktiv, e energji pozitive e LSI është një forcë jashtëzakonisht e emancipuar e modernizon vetveten e ndihmon politikën shqiptare të emancipohet më tej e të lërë pas të kaluarën,-tha Meta.
Sipas Metës Shqipëria është në udhëkryq, teksa shtoi se ai i respekton marrëveshjet e në fund jep dorën me qytetari.
Tani Shqipëria ka nevojë për një ndryshim. Jo thjesht për një rotacion, por për një vizion thelbësisht të ndryshëm, i cili do ti japë fund kësaj politike konfliktuale dhe përjashtuese, e cila është përgjegjësja kryesore për këtë ngërc midis Shqipërisë dhe BE-së,-tha Meta duke përcjellë mesazhe bashkimi edhe me elektoratin demokrat.