E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmshpërblimi i përmbytjeve, kryekomunarët: Mashtrim elektoral

permbytje-shkoderShkodër- Një ditë pas publikimit të vendimit që qeveria ka marrë për të lëvruar këstin e parë të dëmshpërblimeve për banorët e zonave të përmbytura, kanë reaguar drejtuesit e komunave të nënShkodrës.

Ata theksojnë se ky vendim që përkon me vetëm një muaj përpara zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit, është një këst qesharak dhe mashtrim të cilin edhe vetë qytetarët e kanë kuptuar, sipas tyre.

Kryetarët e komunave thonë se kësti i dëmshpërblimit që është akorduar është shumë i vogël dhe po jepet vetëm për dëmet në bujqësi, ndërkohë që për shtëpitë e shembura dhe dëmet e tjera materiale nuk ka dëmshpërblim.
Një shumë prej 2 miliardë lekë të vjetra janë destinuar për këta banorë të cilët u prekën nga përmbytjet e stinës së dimrit në vitin 2010-të për 7.571 familje të dëmtuara.

Ndërsa për përmbytjet e fundit të vitit 2013, asnjë grup pune për verifikimet e dëmit nuk ka bërë llogaritjet dhe nuk dihet nëse banorët do të shpërblehen edhe për këtë vit. Shpërndarja e këstit të parë të dëmshpërblimit ka nisur që ditën e djeshme në zyrat postare të komunave të nënShkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›