Filologjiku shtyn afatin e regjistrimit për masterat
TIRANE- Fakultet i Historisë dhe i Filologjisë ka shtyrë afatet për regjistrimin e kandidatëve që kërkojnë të ndjekin ciklin e tretë të studimeve, ose thënë ndryshme masterin e nivelit të dytë. Shkak për këtë shtyrje, sipas dekanit të këtij fakulteti, Shezai Rrokaj është bërë fluksi i madh i kërkesave dhe mosinformimi i studentëve për afatet e regjistrimit. "Ne kishim vënë një afat për pranimin e dokumenteve deri në 30 shtator, por duke qenë se ka pasur një fluks të madh kandidatësh që kërkojnë të dorëzojnë dokumentet, me një vendim që kam nxjerr ditën e hënë, afati për dorëzimin e dokumenteve është shtyrë deri më datë 20 tetor", - ka bërë të ditur Rrokaj për "GSH". Me tej ai ka theksuar se, "janë miratuar kurrikulat për masterin e nivelit të dytë, të cilin e ndjekin ata studentë që kanë mbaruar me sistemin 4-vjeçar, por ende nuk kanë ardhur nga qeveria kuotat dhe tarifa e shkollimit, të cilat i presim të vijnë brenda pak ditëve". ". Deri tani ka 30 lloje masterash dhe diplomash të nivelit të dytë që do të lëshohen nga ky fakultet. Në seleksionim do t'i japim prioritet kërkesës publike, por edhe mesatares. Vendi i punë që kërkon këtë lloj masteri, pra dobia publike, siç e kemi quajtur ne dhe nga ana tjetër, pjesa tjetër e kurrikulës, d.m.th çfarë kanë bërë ata deri në aplikim. Përderisa një institucion publik ka një shërbesë publike, parapëlqejmë një mesatare të lartë, por dhe atë çfarë ata kanë bërë gjatë kësaj kohe, punësimi etj", - ka sqaruar Rrokaj. "Ka një dyndje shumë të madhe nga studentët jo vetëm për diplomë të nivelit të dytë, por edhe për masterat.
Rrokaj përmend problemet me ambientet dhe në kurriz të infrastrukturës thotë se po mundohen të ofrojnë më të mirën e mundshme. “Kemi një staf të mirë, kemi 28 Profesorë Doktorë, 12 Profesor të Asociuar, 15 Doktorë. Kemi të miratuar nga qeveria të drejtën për të marrë 140 pedagogë të jashtëm, që ne i thërrasim nga institucione të ndryshme”- thotë ai.
Mendohet se pas datës 22 tetor mund të shpallen fituesit. Ndërkohë që nuk dihet saktësisht vleras që duhet të paguajnë këta studentë që do të ndjekin masterin e nivelit të dytë. Tarifat miratohen nga Këshilli i Ministrave, por sipas burimeve jozyrtare pritet që tarifa për një vit të këtij masteri do të jetë 80 mijë lekë të reja.
(s.g/BalkanWeb)