BE: Presim më shumë përparim nga Shqipëria
BRUKSEL- Pas raportit te komisionit europian, pritet shume shpejt qe BE te jape nje opinion per kerkesen e shqiperise per anetaresim ne BE. Zedhenesi i komisionerit te zgjerimit, Amadeu Altafaj deklaroi ne nje interviste per BBC, se vendet anetare te bllokut do ti kerkojne nje opinion komisionit europian per shqiperine para se te vendosin per ta pranuar si vend kandidat. Shqiperia eshte nje kandidat potencial per ne BE, nderkohe qe kroacia Maqedonia, Turqia kane statusin e kandidatit. Ashtu si u tha edhe ne raport per shqiperine ka ende sfida te medha, tha zedhenesi i Oli Rehn per BBC. Ai shtoi se eshte fakt qe nga Shqiperia kete vit priteshin me shume perparime nga ato qe u evidentuan. Ne lidhje me vizat, Altafaj tha se ne pranvere 2010 pritet te merret nje vendim per vendet si shqiperia dhe bosnja, por duket te plotesohen kushtet dhe pergjegjesia qendron te autoritete shqiptare. Nuk behet fjale vetem per pasaportat biometrike, por edhe kerkesat e tjera te BE si menaxhimi i kufijve etj. ne lidhje me situaten politike brenda vendit, zedhenesi i Rehn tha se ata inkurajojne dialogun politik dhe vendi ku zhvillohet dialogu eshte parlamenti, por Komisioni nuk merr anen e asnje pale politike dhe nuk mund ti kerkoje opozites te kthehet ne parlament. sidoqofte komisioni thote se parlamenti eshte qendra e debatit politik, ku duhet te marrin pjese te gjitha forcat politike te vendit.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)