Meta-Berishës: Mos shih ëndrra me sy hapur, nuk do i bojkotojmë zgjedhjet, do i fitojmë
VLORË- Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi pasditen e sotme një aktivitet elektoral në pallatin e sportit Vlorë, me qindra mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie. Nga Vlora, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se pas 24 qershorit askush nuk do mund ta anashkalojë më këtë qytet ku lindi shteti shqiptar.
“Vlora na ka bërë të ndjehemi krenarë edhe nëntorin që kaloi. Pavarësisht se u bënë përpjekje për ta anashkaluar në 100 vjetorin e Pavarësisë vendin ku u krijua shteti dhe patriotin, burrin që ngriti flamurin Ismail Qemali. Ata që u përpoqën të anashkalojnë Vlorën dhe Ismail Qemalin bënë gabim se guxuan të maten me historinë. Por, më 24 qershor ata nuk do mund të bëjnë më histori dhe Vlora e Qemali do mbeten të shtrenjta e të dashura për të gjithë”, tha Meta.
Për Metën, qytetarët e Vlorës meritojnë dhe duan që Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të integrohet në BE, por sic tha ai vendi është sot në udhëkryq dhe integrimi mbahet peng nga politika konfliktuale.
“Kur thua Vlorë të vjen në mend shteti dhe institucionet e tij. Sot pas 100 vitesh ne jemi vend anëtar i NATO-s, vendi ka bërë jo pak në rrugën e mundimshme drejt BE, vendi është zhvilluar falë sakrificave të qytetarëve shqiptarë, me rëndësi për të është edhe liberalizimi i vizave, ndërsa integrimi i papërmubushur dhe i parealizuar, sot e lë vendin në udhëkryq se politika e mbrapsht dhe konfliktuale e mban Shqipërinë larg BE. Ndaj jemi sot këtu për të dhënë mesazhin se Vlora dëshiron të ecë më shpejt në rrugën e integrimit. Kush premton 250 mijë vende pune, kur nuk hapi dot 50 mijë në 8 vite i them se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët, se Vlora kërkon ndryshim. Shqipëria kërkon një model të ri ekonomik, një ekonomi që eksporton e konkurron. Ndaj jemi sot këtu për të thënë se Vlora nuk mund të pajtohet me arrogancën dhe vetëkënaqësinë për ekonominë. Nuk mund të vazhdohet të qeveriset me lëvdata, kur borxhet ndaj kompanive të punëve publike po shkojnë në 300 milionë euro të papaguara, duke rritur kreditë e këqija, nuk mund të vazhdohet me efuroi për ekonominë kur borxhi për mosrimbursimin e TVSH po arrin në 200 milionë euro”, tha ai.
Sipas Metës, “Shqipëria ka nevojë për një alternativë që kujdeset për njerëzit, një projekt dhe plan konkret për ekonominë dhe punësimin, për bujqësinë e fermerët. LSI është e vendosur për grantet dhe subvencionet për të rritur prodhimin bujqësor, në do rrisim investimet në sektorin turistik, ne duan Shqipëri dhe Vlorë me turizëm të zhvilluar”, tha ai më tej.
Meta tha se LSI është për një Shqipëri që krijon lehtësira fiskale për biznesit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe që konkurron në rajon. Meta theksoi se vendi ka nevojë për një shtet ligjor që respekton Kushtetutën dhe jo një ‘ambulancë’ që vjen sa herë vendi ka nevojë’ .
“Ne duam një Shqipëri që respekton shtetin ligjor dhe Kushtetutën pasi janë baza për të ecur më shpejt drejt rrugës së integrimit Evropian. Politikanët ikin dhe vijnë ndaj është detyra jonë për të vendosur standarde. Ne kemi nevojë për shtet strateg dhe jo për ambulancë që vjen sa herë kemi nevojë” theksoi Meta.
Kreu i LSI shprehu vendosmërinë për të qëndruar larg politikës konfliktuale, që mban peng mirëqenien e shqiptarëve dhe integrimin në BE, teksa tha e vendi ka nevojë për pjekuri politike pasi Shqipëria është i vetmi vend në NATO që zhvillon zgjedhje që në fund kontestohen. Meta komentoi edhe zhvillimet më të fundit në Kuvend, i cili votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor ndaj kreut të PS-së Edi Rama pas incidentit në ‘Vjenë’ me diplomatin Egin Ceka.
“Ne jemi sot këtu për të shprehur vendosmërinë tonë si forcë politike për ti qëndruar larg konfliktualitetit politik shterpë që mban peng mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin Evropian. Ne duam një Shqipëri pa politikan përçarës, të cilët e kthyen para një jave Parlamentin në Parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen ne Parlamentin e ‘veshit’. Ne na duhet një Parlament që merret me shqetësimet kryesore te vendit dhe reformat qe e integrojnë më shpejt në BE, larg akuzave dhe denigrimeve. Ne duam një Shqipëri me klasë politike që ka pjekurinë dhe vetëpërmbajtjen që di të bëjë zgjedhje te lira, pasi jemi i vetmi vend në NATO që nuk kemi zhvilluar ende zgjedhje të cilat nuk janë kontestuar”, theksoi Meta.
Nga Vlora, kreu i LSI-së siguroi kryeministrin Berisha që opozita jo vetëm që nuk do i bojkotojë zgjedhjet e 23 qershorit, por u shpreh i sigurtë për fitoren e tyre.
“Dua ti them kreut të PD-së nga Vlora të mos shohë ëndrra me sy hapur që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, pasi opozita, Vlora dhe Shqipëria duan që zgjedhjet të bëhen sot. Ne duam të nisim një politikë bashkëpunimi dhe me demokratët që sot janë në mazhorancë pasi ata janë komshinjtë tanë, pasi ata e dhanë maksimumin që mund të jepnin gjatë këtyre 8 viteve, tani është koha për ndryshim dhe përmes këtij ndryshimi do të ketë një bashkëpunim. Ne jemi të sigurtë në fitoren e këtyre të zgjedhjeve. Aleanca për Shqipërinë Evropiane e nisi fitoren në Shkodër dhe kulmin do e ketë në Vlorë më 23 qershor. E kemi të pamundur të mundim Berishën në Vlorë 8 me 2, por ju jap fjalën se do e mundim 9 me 3. Ashtu sikurse ju jap fjalën se 12 kandidatët e LSI do jenë djemtë dhe vajzat e Vlorës që qëndrojnë dhe jetojnë me hallet dhe shqetësimet e këtij populli të mrekullueshëm. Rroftë Vlora historike dhe fitore për të mirën e gjithë shqiptarëve, gjithë Vlorës dhe të mirën e Sali Berishës”, përfundoi Meta.
SELAMI: LSI DO SJELLE INVESTME TE FUQISHME
Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon një aktivitet elektoral në pallatin e sportit Vlorë, me qindra mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie.
Në këtë aktivitet morën fjalën drejtues të kësaj partie në Vlorë dhe kryeqytet. Kreu i LSI për Vlorën, Shkëlqim Selami gjatë fjalës së tij premtoi se brenda mandatit të parë LSI do sjellë investime të fuqishme në Vlorë duke lënë pas të shkuarën.
“Marr zotim se ky pallat sporti nuk mjaftoka për LSI, radhën tjetër do e organizojmë në 'Sheshin e Flamurit'. Të më falin kush është në këmbë. Në këto katër vjet kemi treguar se dimë të punojmë dha mbajmë premtimet. Kjo është rruga e LSI dhe ky është kontributi që do japim për qytetin tonë me 23 qershor. Jemi ajo forcë që nuk kemi lidhje me deputetet që kanë kaluar në qarkun e Vlorës, ne jemi për ndryshimin e madh. Të gjithë ata deputet deri më sot mandatin e tyre e përdorën për interesa personale do u vijë turp që pas 23 qershor të vijnë në Vlorë. Ne marrim përsipër të jemi zëri juaj në parlamentin shqiptar, të lobojmë që të sjellim investime, pasi ky popull do punë zhvillim dhe integrim, këtë do e bëjmë që mandatin e parë”, tha Selami.
(ma.ar/e.m/BalkanWeb)