E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja me mitër të transplantuar- shtatzënë

Një 22 vjecare, e cila transplantoi me sukses një mitër është shtatzënë, në javën e gjashtë

Derya Sert kishte lindur pa mitër dhe kreu një transplantim në gusht të 2011. Duke përdorur një nga vezët e saj, mjekët turq vendosën embrionin në mitrën e gruas 22 vjeçare në muajin mars.

Mjekët e spitalit universitar Akdeniz të Turqisë në një deklaratë për mediat bënë me dije se kanë monitoruar rrahjet e zemrës së fetusit dhe se shtatzënia është duke u zhvilluar mirë.

Lindja e suksesshme do të ofrojë shpresë për gratë që kanë lindur pa mitër, ose që e kanë humbur atë për shkak të sëmundjeve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›