E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kryeministri Berisha takim me gratë demokrate

ELBASAN- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një takimi me gratë demokrate të qytetit Elbasanit teksa i shprehu mirënjohjen për mbështetjen vlerësoi se mbi programin e PD-së të zbatuar gjatë 21 viteve u mbështetën ato që ai i cilësoi si ‘shndërrimet e mëdha dhe epokale të vendit’.

“Shpreh mirënjohjen e madhe ndaj partisë demokratike dhe atij programi mbi të cilin u bazuan shndërrimet e mëdha dhe epokale në këtë vend. Ndaj atij programi që bëri në një kohë të shkurtër që shqiptarët të dilnin nga mjerimi me ekstrem që kishin njohur në jetën e tyre. Ndaj atij programi që nxori Shqipërinë dhe shqiptarët nga mjerimi më i thellë, dhe atij programi që bëri të mundur që Shqipëria si në asnjë vend tjetër në Evropë dhe më gjerë në 21 vite të rrisë prodhimin e brendshëm 11 herë...” u shpreh Berisha. 

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›