Kryeministri italian: Politikë të re për rritjen e ekonomike dhe financiare
ITALI- Enriko Letta, kryeministri i ri i Italisë doli sot para Parlamentit ne Romë duke paralajmëruar se vendi i tij nuk mund të bëjë hapa përpara pa një politike të re që synon rritjen ekonomike dhe financiare.
Letta deklaroi para deputetëve se ai do te vizitonte Brukselin, Parisin dhe Berlinin këtë javë për të takuar liderët Evropianë dhe zyrtarët më të lartë dhe për të demonstruar se Roma vazhdon të jetë e angazhuar në qëllimet e saj për buxhetin.
Sipas mediave italiane, vizita e parë e Lettës do të jetë nesër në Berlin për të zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Gjatë fjalimit në Parlament, kryeministri Letta gjithashtu këmbënguli se Evropa duhet të ndryshoje qendrim sa i përket krizës financiare në mënyrë që të shndërrohet në një motor të rritjes ekonomike.
Duke u ndalur tek sistemi elektoral, Letta deklaroi para Parlamentit se Italia duhet te angazhohet për të kryer reformat e nevojshme në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme. Kjo është kërkesë kryesore nga presidenti Napolitano, i cili ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse nuk realizohen këto ndryshime.
(e.m/News24/BalkanWeb)