E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Brenda 4 viteve bizneset që iniciohen dhe drejtohen nga vajzat dhe gratë e Shqipërisë të dyfishohen

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën. Në këtë takim me banorë të kësaj zone morën pjesë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, anëtarë i kryesisë së LSI-së, Prof. Dr. Edmond Panariti si edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili shprehu kënaqësinë që ishte i pranishëm në një eveniment shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, që sipas tij janë më të bindur se asnjëherë tjetër më parë në fitoren e LSI në 23 qershor në Njësinë 1 në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë.

Për liderin i LSI-së prioritet kryesor është punësimi, sidomos i grave dhe vajzave. Për këtë arsye do t’i jepet në mbështetje të veçantë bizneseve që punësojë garat dhe vajzat. “Ne do t’i japim një mbështetje të veçantë punësimit në të gjithë bizneset, sidomos sa i takon biznesit fason, sa i takon të gjitha bizneseve në fushën e shërbimit, në mënyrë që ne të arrijmë të shtojmë vendet e reja të punës sidomos për gratë dhe për vajzat”, shtoi z. Meta.

Kryetari i LSI-së përmendi faktin se “sot vetëm 17 % e bizneseve janë të iniciuar apo drejtohen nga vajzat dhe nga gratë, me politikat e veçanta stimuluese të LSI ne do të arrijmë që brenda 4 viteve bizneset që iniciohen dhe drejtohen nga vajzat dhe gratë e Shqipërisë të dyfishohen deri në 35 %”.

“Këto janë politikat më të mira dhe më efikase, të cilat rrisin pavarësinë ekonomike dhe sociale të grave dhe të vajzave, që rrisin dinjitetin e tyre në familje, në shoqëri dhe kudo. Jam i bindur se komuniteti juaj i mrekullueshëm do t’i japë një mbështetje të jashtëzakonshme LSI-së, jo vetëm këtu në zemër të Njësisë 1, por edhe në Shkozë, atje ku problemet janë akoma dhe më të mëdha dhe kudo tjetër në çdo zonë të njësisë tuaj”, përfundoi fjalën e tij Lideri i LSI-së, Meta.

Në fjalën e mbajtur para banorëve të kësaj njësie kandidatja Klajda Gjosha ka premtuar se do të jetë përfaqësues e denjë e tyre në parlamentin ri dhe se ka prioritet ashtu si LSI hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ju premtoj se do të punoj për ju, do të jem përfaqësuesja e denjë për ju dhe më të vërtetë do t’iu kthej atë besim dhe votë që do të më besoni mua. Unë dhe LSI do të punojmë për një gjë të vetme: punësimin, punësimin dhe vetëm punësimin. Sepse këtë kërkojnë gratë e Njësisë 1, vajzat apo kryefamiljarët e kësaj njësie. Ndaj kërkoj votën tuaj, mbështetjen tuaj me një vendosmëri të plotë. E dini pse? Sepse kujtoj shprehjen e një politikaneje të madhe që thoshte se e ardhmja u përket atyre që besojnë në ëndrrat e tyre”, tha Gjosha e cila shtoi: “Unë qëndroj para jush dhe iu them se vërtetë besoj në ëndrrat e mia, besoj në ëndrrat tuaja besoj në ëndrrën e LSI besoj në ëndrrën e një Shqipërie të lirë dhe këtë do ta bëjmë së bashku, duke ecur sa më shpejt përpara”, u shpreh mes të tjerash kandidatja për deputete e LSI-së”.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›