OSBE mbeshtetje per shtetin e se drejtes ne Shqiperi

OSBE ka dhene nje mbeshtetje te madhe per forcimin e shtetit te se drejtes dhe te drejtat e njeriut ne vendin tone. Kjo gje theksohet edhe ne raportin e ambasadorit Robert Bosch te paraqitur para Keshillit te Perhershem ne OSBE. Ne te theksohet se eshte ofruar perkrahje ne procesin e reformes legjislative dhe gjyqesore. Prezenca gjithashtu ka vijuar te vezhgoje gjykimet e ceshtjeve civile duke e zgjeruar zonen e saj te vleresimit edhe ne gjykatat jashte kryeqytetit. Prezenca ka marre pjese gjithashtu ne diskutimet per projekt-ndryshimet ne ligjin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve permes ndermjetesimit. Sa i perket mbeshtetjes legjislative eshte ofruar mbeshtetje ne hartimin e ligjit per mbrojtjen nga diskriminimi dhe te akteve nenligjore per rregullimin e funksionimit te Komisionierit per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Prezenca mori pjese ne nje grup keshillimor ad hoc te ngritur nga Ministria e Integrimit per hartimin e Projekt-Strategjise per te Drejtat e Pronesise Intelektuale dhe Industriale 2010-2015. Ne fushen e reformes administrative prezenca kryesoi nje grup pune per te diskutuar nevojat e trajnimit per profesionistet qe punojne me te denuarit me qellim zhvillimin e nje programi te nivelit master. Raporti thekson edhe mbeshtetjen dhene per reformen zgjedhore dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te cilin jane mundesuar vizita studimore. Mbeshtetja e OSBE-se eshte dhene edhe ne punet e Kuvendit ne fushen e medias perkatesise gjinore e shoqerise civile nderkohe qe nuk ka munguar as bashkepunimi ne fushen e sigurise dhe ndihma teknike per Policine e Shtetit Policine e Kufirit dhe Migracionit si dhe Ministrine e Mbrojtjes.