E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kim takon Nikollën dhe Gjekmarkaj: Bashkëpunojmë me opozitën legjitime që lufton korrupsionin

Ashtu siç e do tradita në nisje të çdo sesioni të ri parlamentar, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar në kryesinë e Kuvendit me kryetaren Lindita Nikolla dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.

Teksa theksi u vu në reformat dhe bashkëpunimin e dialogun politik mes mazhorancës dhe opozitës, ambasadorja Kim dhe një ‘mesazh të fshehtë’ për Sali Berishën. Teksa u pyet se me kë opozitë do të bashkëpunonte, Kim bëri të qartë se SHBA komunikon dhe bashkëpunon me opozitën legjitime që lufton korrupsionin.  

“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Kim.

Kujtojmë se PD është e përçarë, ku nga një anë është grupi i Enkelejd Alibeajt dhe nga ana tjetër ai i Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA pikërisht për minim të demokracisë dhe korrupsion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›